• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK PREKTE AS MIZËN”/ Flasin fqinjët e 26-vjeçarit të vrarë në Maliq: Ja prej nga është vajza që ishte lidhur
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK PREKTE AS MIZËN”/ Flasin fqinjët e 26-vjeçarit të vrarë në Maliq: Ja prej nga është vajza që ishte lidhur

18 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Fqinjët e 26-vjeçarit Martin Çeco, i cili u mbyt me litar nga tre persona dhe më pas u hodh në rezervuarin e Maliqit kanë folur për gazetaren e BalkanWeb, Lorena Kodra.

Një prej tyre është shprehur se viktima ka qenë një person shumë pozitiv dhe i qetë, ndërsa për familjen e tij theksojnë se nuk janë aspak problematik por punëtor.

“Djalë shumë i mirë, ne po bëjmë vite afër kësaj familje jemi komshinj, ata shikonin punën e tyre. Ne jemi habitur s’po marrim dot veten, i ati se ka kuptuar akoma është në gjendje shumë të rëndë, edhe i vëllai donte të mbytej mbrëmë”, tha fqinjja e familjes Çeço.

Më tej ajo ka bërë me dije se i ati i të ndjerit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spital pasi mori vesh lajmin e kobshëm.

“E kemi shpënë në spital të atin, është shumë keq. Motra e ka denoncuar rastin në polici. Djali nuk prekte një mizë, nuk ishte problematik, at e bir punonin, janë në kushte skandaloze por punonin dhe jetonin me krahët e tyre”, rrëfeu ajo në vijim.

Një tjetër fqinje e familjes së viktimës nënvizon po ashtu se Martini ishte një person që nuk shqetësonte askënd dhe se janë habitur kur kanë marrë vesh lajmin.

“Ne jemi komshinj, djali nuk ngatërroheshe me njeri, na ka ardhur shumë keq, kur e morëm vesh që si u mbyt na u drodh mishi, si ka mundësi ai, as nuk ngacmonte as nuk trazonte njeri. Neve kur morëm vesh për lidhje u çuditëm ai nuk ju fliste as vajzave të fshatit jo të lidheshe. Thonë që vajza ishte nga Goskova, të tjerët thonë është nga Marjani i Oparit. As autorët nuk i njohim ai nuk ngatërrohej as me shokët. Me të atin shkonte shumë, motrat i ka të martuara, vëllai punon në Maqedoni. Kur u shpall i humbur e kërkonte i ati pastaj nga policia e morëm vesh që e gjetën të mbytur”, tha fqinja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË TË MBIVLERËSUAR, KOPJOJNË..."/ Me cilët reperë shqiptarë e ka Capital T?
Previous article NUK FITOI MANDATIN E DEPUTETES/ Nebijaj: Zullume të shëmtuara, ziheshin si gjela për karriget e veta

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT