• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET ME PANIKUN/ Tritan Shehu: Qeveria ka fajin. Duhet të përgatitemi për variantin më të keq
Home
Politikë

NUK NDALET ME PANIKUN/ Tritan Shehu: Qeveria ka fajin. Duhet të përgatitemi për variantin më të keq

29 March, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu deklaroi se COVID-19 është një epidemi që përhapet shpejt dhe se Shqipëria duhet të përgatitet për më të keqen.

Në një lidhje Skype për ‘News24’ Shehu pohoi se autoritetet nuk duhet të humbasin kohë, por të nisin me testimet masive të popullsisë, siç e përcaktojnë dhe direktivat e OBSh.

Mes të tjerash Shehu tha se deri më tani nuk kemi një strategji reale për t’u përballur me COVID- 19.

“Ka vdekshmëri më të lartë se gripi i zakonshëm. Në të gjithë këto elemente, deduksioni ka të bëjë se është një situatë tensionuese.

S’po them se duhet të jetë situatë paniku. Njerëzimi në historinë e tij është p0ërballur me epidemi të ndryshme.

Aq më shumë sot që niveli i shkencën, teknikës, mjekësisë, është në gjendje t’i bëjë ballë kësaj epidemie. T’i bëjë ballë me sa më pak humbje.

Po tregohet se mund ta bllokojnë këtë epidemi, që të dalim nga kjo situatë pa shumë humbje. Këtu është një komunikim që nuk është lehtë të ndalet.

Ka të sëmurë që kanë sëmundje shoqëruese, janë më të rriskuar. Çdo agresion që ka ndaj organizmit, lidhet dhe me forcat imune. Sa më i fortë të jetë organizmi, aq më mirë i bën ballë, Me ndihmën e sistemit shëndetësor.

Po të shikosh, ne kemi 50 % të popullsisë, që kanë sëmundje shoqëruese. T’i vësh fajin sëmundjeve shoqëruese është gabim.

Këta të sëmurë, si ata me diabet, nëse nuk do ishte goditur nga virusi, do të jetonte goxha. Pra, është gabim të nxjerrësh si shkak sëmundjen shoqëruese.

Kjo është e zakonshme për njerëzimin. Aq më tepër mosha. Kemit ë sëmurë me mosha të mëdha, me forcë imune të mëdha, dhe të rinj me forcë imune të dobët.

Shëndetësia ka për detyrë që t’i shërbejë individit. Duhet të përgatitemi për variantin më të keq.

S’mund të bëjmë bilance të sakte me këtë numër testimesh. Ne neglizhojmë testimin horizontal. Ne kemi hequr dhe dorë nga epidemilogët, se nuk bëhet testimi i kontakteve.

As testimin e njerëzve të afërt nuk bëjmë. Kjo ushtron diapazonin e testimit.

Testimin nuk mund ta bësh vetëm me laborator në Tiranë. Kërkon padyshim një rrjet të tërë laboratorësh.”, tha Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ “Corriere della Sera”: Faleminderit, Shqipëri
Previous article KORONAVIRUSI NË BRITANI/ Shefi i shëndetësisë: Duhet të izolohemi deri në qershor dhe distancimi shoqëror deri në tetor

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT