Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video, një pjesë nga prezantimi i programit të tij ekonomik.
Lideri opozitar premton se paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Sipas tij, kjo është një nga arsyet se pse bluzat e bardha nuk do ta braktisin më vendin.
“Në programin tonë “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin”, shkruan Basha krahas videos në facebook.


