• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Mjeku nxjerr të dhënat e studimit të fundit: Personat që kanë kaluar koronavirusit nuk mund të…
Home
Breaking News

LAJM I MIRË/ Mjeku nxjerr të dhënat e studimit të fundit: Personat që kanë kaluar koronavirusit nuk mund të…

1 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, nxjerr të dhënat e studimit të fundit mbi riinfektimin me koronavirus apo mutacionet e këtij virusi, duke qetësuar qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti thekson se tashmë ka të dhëna të qarta që flasin për riinfektimet dhe se duke iu bazuar një studimi të Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (Neë York, SHBA), “risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive”.

“Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit. Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht. Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara. Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!”, shkruan Alimehmeti.

Postimi i plotë i mjekut:

 

 

❗ “Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.”
Cit.: Robert Kennedy
🙏 Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!
🦠 Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.
👉 Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.
📄 Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.
👉 Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.
👉 Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.
🇧🇭 Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.
📄 Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (New York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese:
👉 Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.
👉 Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).
📄 Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi:
👉 32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30)
👉 97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30)
👉 185 raste kishin evidencë të dobët.
❌ Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku

❌NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE❌
📄 Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim:
👉 84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë).
👉 34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik.
👉 9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim.
✅ Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.
📄 Të dhëna të tjera kyçe:
👉 1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19.
👉 2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19.
🙏 Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.
🙏 Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje.
✅ Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)
👉 Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.
📄 Përfundime të rëndësishme të studimit:
✅ Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.
✅ Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.
✅ Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.
✅ Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.
👍 Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "NDALET" BASHA/ Vijon me premtimet dhe "hapjen e thesit": Infermierët do e kenë rrogën 700 euro, mjekët...
Previous article REAGIMI/ Urgjenca Kombëtare ngre ALARMIN: Po rritet numri i të infektuarve në moshat 15-35 vjeç, është shtresa...

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT