• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KEMI KOORDINIM”/ Agron Duka: Situata në PD po dëmton opozitën. Ja çfarë duhet bërë
Home
Politikë

“NUK KEMI KOORDINIM”/ Agron Duka: Situata në PD po dëmton opozitën. Ja çfarë duhet bërë

27 September, 2021 F.autor Politikë

Edhe pse e shohin si vendim të guximshëm atë që Lulzim Basha mori mbrëmjen e 9 shtatorit, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar, për aleatët situata brenda PD po dëmton opozitën.

Deputeti Agron Duka thotë per Report TV se konflikti brenda vetvetes, po pengon PD të koordinohet me aleatët dhe të humbasë vëmendjen nga aksioni opozitar.

“Duke patur një konflikt shumë të madh ndërmjet vetes,Partia Demokratike, përplasja Basha-Berisha përqendron vëmendjen te kjo përplasje. Kjo është arsyeja të mos kenë vëmendjen ndaj aleatëve dhe aksionit opozitar, sepse sigurisht kjo është një çështje më madhore. Është e vërtetë po ashtu që nuk ka koordinim të vendimeve, veprimet janë të pakoordinuara.

Padyshim që zbeh veprimin opozitar, e gjitha kjo është në dëm të opozitës dhe atyre që i kanë votuar. fakti ë merren shumë me vete është e pashmangshme, do vazhdojë me kohë të gjatë, mbase me muaj duke dëmtuar edhe opozitën”, thotë ai.

Opozitës së udhëhequr nga PD, Duka i kërkon bashkëpunim me kundërshtarët socialistë për reformat prioritare. Ai thotë se edhe ftesa e parë, ajo për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e vetingut duhet të pranohet dhe për këtë ka një argument.

“Duhet bashkëpunim. Unë mendoj që duhet bërë përderisa jemi dakord me reformën në drejtësi. Por kjo nuk varet nga dora ime, apo një grup i vogël parlamentar, por nga një dorë më e gjerë si PD. Por jam dakord që Dy reformat më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë parlamenti është ajo territoriale dhe zgjedhore dhe kjo duhet të pasohet me zgjedhje vendore”, shprehet Duka.

Por nëse opozita do të ketë përballë një mazhorancë kokëfortë, rruga e bashkëpunimit nuk është e vetmja që parashikon deputeti i Durrësit. Ai thotë se duhet të ketë një kombinim mes konsensusit, rezistencës dhe reagimeve të forta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VON DER LEYEN NESËR NË TIRANË/ Nga takimi me Ramën në Pallatin e Brigadave te Meta në Presidencë, zbardhet axhenda
Previous article THELLOHEN TENSIONET/ KFOR-i rrit patrullimet në veri të Kosovës

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT