• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK JEMI AS DANEZË, AS AMERIKANË”/ Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të
Home
Nderkombetare

“NUK JEMI AS DANEZË, AS AMERIKANË”/ Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

10 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një lëvizje që ka tronditur diplomacinë mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit, qeveria autonome e Groenlandës ka kërkuar për herë të parë të negociojë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, pa praninë e Danimarkës.

Ky sinjal tregon se strategjia e Donald Trump për të ndarë Nuuk-un (kryeqytetin e ishullit) nga kontrolli tre-shekullor danez po jep rezultatet e para.

Të pesë partitë politike në parlamentin groenlandez dolën me një njoftim të përbashkët ku deklaruan: “Nuk duam të jemi as amerikanë, as danezë, duam të jemi groenlandezë”. Megjithatë, ministrja e Jashtme, Vivian Motzfeldt, hodhi dorashkën ndaj Danimarkës duke pyetur publikisht: “Çfarë do të kishte të keqe nëse do të takoheshim me SHBA-të vetëm”?

Oferta amerikane: 100 mijë dollarë për çdo banor

Lëvizja e qeverisë së Nuuk-ut vjen në një moment kritik, kur Uashingtoni ka hedhur në tryezë “karrotën dhe shkopin”. Nga njëra anë, po qarkullon oferta për një kompensim prej 100 mijë dollarësh për secilin nga 57 mijë banorët e ishullit në këmbim të aneksimit, bashkë me premtime për investime masive dhe turizëm.

Nga ana tjetër, Trump ka paralajmëruar se do ta marrë Groenlandën “me të mirë ose me të keqe”, duke mos përjashtuar as presionin ushtarak.
“Divide et Impera” – Përçarja mes Nuuk-ut dhe Kopenhagenit

Për Danimarkën, ky është një makth kushtetues, pasi Kopenhageni është zyrtarisht përgjegjëse për politikën e jashtme të ishullit. Megjithatë, opozita groenlandeze po bën thirrje të hapur: “Lini Groenlandën të flasë vetë me Amerikën”.

Javën e ardhshme pritet një takim trilateral ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me homologet nga Groenlanda dhe Danimarka.

SHBA-të po përdorin parimin e vjetër latin “Divide et Impera” (Përçaj dhe sundo), duke shfrytëzuar dëshirën e groenlandezëve për pavarësi ekonomike nga fondet e Danimarkës dhe BE-së, për t’i joshur drejt një aleance (ose shitjeje) përfundimtare me Uashingtonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA E TË MAJTËS/ Lea Ypi: Shoqëritë tona e shndërrojnë pabarazinë në faj personal
Previous article I DËNUAR ME 6-VITE BURG/ Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 51-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT