• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E TË MAJTËS/ Lea Ypi: Shoqëritë tona e shndërrojnë pabarazinë në faj personal
Home
Politikë

KRIZA E TË MAJTËS/ Lea Ypi: Shoqëritë tona e shndërrojnë pabarazinë në faj personal

10 January, 2026 s.autor Politikë

Shkrimtarja dhe akademikia Lea Ypi, në një intervistë, ofroi ndër të tjera edhe një diagnozë të mprehtë të një prej ideologjive dominuese që po ka formësuar shumicën e shoqërive bashkëkohore, përfshi edhe atë shqiptare dhe që lidhet me moralizimin e suksesit dhe të dështimit.

Sipas Ypit, shoqëritë moderne e gjithnjë e më shpesh e shohin pasurinë dhe suksesin si arritje individuale, ndërsa varfëria dhe përjashtimi shoqëror trajtohen si dështime personale.

“Ne kemi një shoqëri që ai që arrin dhe bëhet i pasur, bëhet i suksesshëm, merr gjithë meritat për këtë dhe thuhet dhe triumfon pikërisht si individ shembull i kësaj sipërmarrjeje të suksesshme. Dhe nga ana e kundërt, anasjelltas, ai që nuk arrin shihet si viktimë e pamundësisë, paftësisë, pazotësisë së tij.”

Ypi argumenton se një kornizë e tillë shkon përtej deformimit të realitetit, pasi bllokon çdo mundësi për veprim politik kolektiv. Në momentin kur merita dhe faji individualizohen, përgjegjësitë strukturore zhduken nga debati publik.

Ndërsa kjo logjikë është mjaft e dukshme në shoqërinë shqiptare, Ypi thekson se nuk është një fenomen unik për ne. Përkundrazi, ai reflekton një narrativë më të gjerë neoliberale, e cila ka riformësuar imagjinatat politike përtej kufijve. Në këtë kuptim, Ypi e përshkruan krizën aktuale të së majtës si një krizë narrative se sa thjesht si një krizë idesh. Pavarësisht dështimeve ekonomike, politike dhe demokratike në rritje, interpretimet progresiste e kanë të vështirë të triumfojnë përballë shpjegimeve të së djathtës, e cila redukton konflikte komplekse në çështë kulturore dhe emigracioni.

“Është një nga arsyet, mendoj, që e majta në botë është në krizë… Fakti që një lexim i majtë i këtyre konflikteve nuk arrin që të triumfojë nga ana e narrativës, në krahasim me një lexim të djathtë që redukton çdo konflikt…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E 24 JANARIT/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës
Previous article "NUK JEMI AS DANEZË, AS AMERIKANË"/ Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

s.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT