• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NORMAT E INTERESIT MBETEN TË PANDRYSHUARA/ Sejko: Ekonomia shqiptare po rritet
Home
Ekonomi

NORMAT E INTERESIT MBETEN TË PANDRYSHUARA/ Sejko: Ekonomia shqiptare po rritet

5 November, 2025 s.autor Ekonomi

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Në konferencën për shtyp, Guvernatori Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet në nivelin 2.5%, norma e depozitës njëditore në 1.5% dhe ajo e kredisë njëditore në 3.5%.

“Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar mbeten të konsoliduar,” deklaroi Sejko.

Sipas tij, inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë, duke arritur mesatarisht 2.4%, por vijon të mbetet poshtë objektivit prej 3%.
Rritja e inflacionit, tha guvernatori, është ndikuar nga çmimet e qirave dhe shërbimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë shënuar rënie.

“Presionet e brendshme inflacioniste mbeten në linjë me objektivin tonë, falë ecurisë së qëndrueshme të kostove të punës dhe produktivitetit,” shtoi ai.

Sejko nënvizoi se rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi familjar, investimet private dhe zgjerimi i turizmit, ndërsa sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit kanë qenë më dinamikë.
Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit.

Tregu i punës, sipas Bankës së Shqipërisë, vijon të jetë i qëndrueshëm. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, paga mesatare me 9.5%, ndërsa papunësia qëndron në nivelin historikisht të ulët prej 8.5%.
“Politika monetare e kujdesshme ka ndihmuar në uljen e primeve të rrezikut dhe në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i politikës monetare në korrik ka sjellë ulje të mëtejshme të normave të interesit për kreditë e reja dhe ka reduktuar kostot e shërbimit të kredive ekzistuese,” u shpreh guvernatori.

Kredia për sektorin privat u rrit me 14% gjatë tremujorit të tretë, me performancë më të fortë në kreditimin në lekë dhe për investime të bizneseve. Sipas Sejkos, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e kënaqshme.

Në lidhje me perspektivën, Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa rritja ekonomike pritet të mbetet solide në horizontin afatmesëm.

Megjithatë, Sejko paralajmëroi se “panorama e rreziqeve mbetet komplekse”, duke përmendur tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike si faktorë potencialë pasigurie. Ai shtoi se rritja e shpejtë e pagave mund të ushtrojë presione shtesë mbi inflacionin.

“Vendimet tona të ardhshme do të kushtëzohen nga ecuria e pritjeve inflacioniste dhe zhvillimet e brendshme e ndërkombëtare,” theksoi guvernatori, duke nënvizuar se Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Në përfundim, Sejko vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare “ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së aktivitetit ekonomik në afatin e shkurtër dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ Tuneli i Llogarasë, provat e SPAK për Ballukun: Ministrja mbikëqyri çdo hap në të dy garat, 'anuloni urgjent' tenderin e parë, në të dytin favorizoi turqit
Previous article KLAJDI HOXHA HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN RRUGOR NË RROSKOVEC/ Familjarja prek me mesazhin e trishtë: Na ke vrarë shpirtërisht...

s.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT