Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe më pas me një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, Klajdi Hoxha, 33 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.
Kushërira e Kajdi Hoxhës ka postuar foton me të dhe shkruan e tronditur për aksidentin e ndodhur dhe humbjen e madhe që i ndodhi fisit të saj.
Postimi prekës:
Gjithmonë e kam thënë me krenari se, shyqyr Zotit, në fisin tonë nuk kemi pasur tragjedi të tilla, por ja që e pësuam edhe ne.
Na ke vrarë shpirtërisht shumë të gjithëve, e sidomos mamin tënd, Anën me fëmijët dhe Arjolën. 😭
Njerëzit e zemrës i duam gjithmonë t’i shohim sa më mirë, por ti na preve në besë, Klajdi!
Na ke dobësuar zemrën deri në palcë me këtë dhimbje. 😭
Zoti të pastë afër vetes dhe u bëfsh engjëlli më i bukur i parajsës. 🙏
Faleminderit shumë të gjithëve ju për ngushëllimet e pafundme!
Zoti mos ju sprovoftë kurrë me dhimbje të tilla. 🙏



