Instituti i Shëndetit Publik jep një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit. ISHP shkruan në ‘Facebook’ se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.
Mesazhi i ISHP: Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi sëmundje. A i njihni pesë
(kushtet) për ushqim të sigurt
Mbani pastërti.
Vendoseni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar në vende të veçanta.
Gatuajeni ushqimin plotësisht në temperaturë mbi 70 gradë C.
Ruajeni ushqimin në temperaturën e duhur për të qenë i sigurt.
Përdorni ujë dhe burime ushqimore të sigurta.


