• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Njihuni me veçoritë e arrave shqiptare. Ja vlerat dhe sëmundjet që parandalojnë
Home
Shëndet

Njihuni me veçoritë e arrave shqiptare. Ja vlerat dhe sëmundjet që parandalojnë

20 January, 2018 luljetaautor Shëndet

Një regjim ushqimor i larmishëm dhe i pasur nga arrat mund të parandalojë një sërë sëmundjesh.

Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thotë një studim ndërkombëtar mbi rolin e arrave.

Shkëncëtarët dhe profesionistët e fushës së Ushqyerjes, Sëmundjeve Kardiovaskulare, Alzheimerit dhe Diabetit janë të bindur se arrat luajnë një rol domethënës në parandalimin e sëmundjeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

Qytetarët shqiptarë përballen me një sërë sëmundjesh siç janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet koronare e shumë të tjera.

Të dhënat studimore që disponon AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit duhet të rrisin konsumin e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrorëve.

Këto të fundit janë një burim i pasur i acideve yndyrore mono-të-pangopura.

Fuqi natyrale për zemrën dhe trurin

Ndërkohë që arrat në veçanti përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme.

Për më tepër, arrat dhe arrorët në përgjithësi janë të dobishëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.

Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit.

Në rastin më të keq, këto ushqime vonojnë ose ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, thonë shkencëtarët.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht.

Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.

Arrorët përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm

Profili i tyre ushqimor i bën ato lehtësisht të kombinueshme me një sërë produktesh të stinës.

Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë kryer plot 180 studime mbi vlerat e arrave dhe rolin e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët kanë përcaktuar më mirë regjimin e duhur ushqimor.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jetë luksoze si Bleona Qerreti. Zbuloni destinacionin e radhës të këngëtares (FOTO)
Previous article Xhensila Pere: Pse do i them PO rolit me "pullë të kuqe" në kinema

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT