• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Xhensila Pere: Pse do i them PO rolit me “pullë të kuqe” në kinema
Home
Showbiz

Xhensila Pere: Pse do i them PO rolit me “pullë të kuqe” në kinema

20 January, 2018 k.autor Lifestyle, Showbiz

Finalistja e “Big Brother” dhe “Ish-Miss Universe 2014” e nisi Vitin e Ri 2018 me kupën e fitores së spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Pasi ka provuar skena të nxehta në “reality show”, ka luajtuar skena erotike me ish-të dashurin për Shën Valentin, tani është koha të eksperimentojë në aktrim, një terren që e intrigon shumë.

Dhe natyrisht që një tip i hapur dhe guximtar si ai i Xhensilës nuk mund t’i thotë jo një roli me pullë të kuqe. Për eksperiencën televizive të kërcimit në krah të Trim Jetullahut, pasionet dhe dashurinë Xhensila Pere flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.

Pjesëmarrja jote në garën VIP “Dance with me” të nxori fituese. Si do e përshkruaje këtë eksperiencë te “Dance with me”?

Një ëndërr e kthyer në realitet, do e cilësoja. Pasionin tim për kërcimin e kam treguar kudo, ndaj realizova një ëndërr në sirtar.

Çift me këngëtarin nga Kosova, Trim Jetullahu. Njiheshit më parë dhe patët kimi në skenë?

Personalisht jo. Nuk njiheshim, por patëm kimi në skenë, gjë që solli dhe triumfin tonë.

Kjo nënkupton që jashtë skenës u bëtë miq. Shumë prisnin që ju mund të bëheshit çift, ndodhi apo s’ndodhi një gjë e tillë?

Jashtë skenës kemi qenë miq dhe kalonim një pjesë të mirë të kohës, duke marrë parasysh që ishte nga Kosova dhe pa miqtë e tij. Në të përditshmen dilnim shpesh bashkë me miqtë e mi. Nuk ndodhi asgjë mes nesh, as në skenë, as jashtë saj, pasi te njëri-tjetri pamë një miqësi nga ato të pastrat dhe afatgjatë.

Kush nga ju të dy e mori kupën në shtëpi, dhe përveç saj, çfarë mendon se ke fituar tjetër nga ajo garë?

S’kishte si të ndodhte ndryshe. E mbajta unë, por kjo me mirëkuptim, sepse Trimi u tregua shumë gentleman duke vlerësuar se sa shumë punova (e jo vetëm unë) për atë kupë. Përveç kupës, fitova një nga ato eksperiencat që bëhen një herë në jetë, fitova miq dhe njohje të reja.

Gjatë performancave të tua ra në sy fiziku yt elegant, madje të dukeshin muskujt e barkut. Si arrite në atë formë fizike?

Me përjashtim periudhën 3-mujore të “Big Brother”, nuk kam pasur asnjëherë probleme me peshën. Aq më tepër me aktivitetin fizik që kisha gjatë Dance-t do dilnin akoma më në pah ata muskuj që nuk më mungojnë akoma dhe sot.

Duket, se Vera Grabocka është kumbara jote, pasi ishte ajo që të zgjodhi në “Miss Albania” dhe ajo, sërish, në këtë garë kërcimi. E ke menduar ndonjëherë të punosh pranë Verës dhe të duket e vështirë?

Të punosh pranë Verës është fat. Por, gjithashtu, edhe e vështirë, në rast se nuk je i aftë. Edhe pse mënyra sesi ajo punon, të bën të aftësohesh deri në maksimum. Me pak fjalë, nëse e ke yllin në ballë, Vera Grabocka është personi adapt që të bën të të shkëlqejë.

Në një intervistë je shprehur se do e pranoje një rol me pullë të kuqe në kinema. Është aktrimi ambicie e jotja dhe cilin do të preferoje si partnerin e duhur, pra, një aktor shqiptar?

Aktrimi është një fushë që akoma nuk kam eksperimentuar dhe më intrigon. Mua më pëlqen të rrezikoj dhe të luaj në limite, ndaj do e pranoja këtë rol. Për sa i përket partnerit, atë e kam në dorë jashtë aktrimit për ta zgjedhur, ndërsa brenda rolit është regjisori ai që e përshtat.

Duke u nisur nga skenat në dush në “Big Brother” te video e nxehtë me ish-in për Shën Valentin. Do të vazhdosh t’i jetosh lidhjet live, apo tashmë ndan aktrimin nga realiteti?

Koha kalon dhe kupton deri ku duhet shfaqur lidhja jote, duke marrë parasysh dëmet që më ka sjellë lidhja publike. Ndaj, tani preferoj aktrimin për publikun dhe realitetin për vete.

Je e dashuruar aktualisht dhe kur do e prezantosh të dashurin?

Unë jam gjithmonë e dashuruar me familjen, me punën që bëj dhe me gjërat e vogla të përditshmërisë. Prezantimi i të dashurit do të bëhet në momentin kur ajo dashuri të finalizohet.

Një projekt që e ke në mendje dhe që mund të çudisë publikun?

Nuk jam nga ato që punoj me plan, pasi çudis edhe në një ditë pushimi. Por Shën Valentini po afron dhe në këto kohë, edhe bëj ndonjë nga “ato të miat” ndonjë video apo… Ngelet për t’u parë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me veçoritë e arrave shqiptare. Ja vlerat dhe sëmundjet që parandalojnë
Previous article Sa të mbrojtur janë fëmijët nga televizioni? Kujdes, çdo prind duhet të njihet me këto këshilla

k.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT