• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJËSOJ SI SKENAR FILMASH/ Me kamion dhe vaj të djegur, si ishte plani për vrasjen e Erion Alibejt
Home
Breaking News

NJËSOJ SI SKENAR FILMASH/ Me kamion dhe vaj të djegur, si ishte plani për vrasjen e Erion Alibejt

3 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plani i eliminimit të një prej emrave të njohur për drejtësinë, Erion Alibej, është zbardhur nga hetimet e SPAK. Në dosje zbulohet se Alibej mbante pseudonimin “krymi” nga ato që donin ta hiqnin qafe, gjë e cila doli në pah nga bisedat mes Nuredin Dumanit dhe porositësve të këtij atentati mafioz, grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë. Thurja e këtij plani nis pah kohë pas vrasjes së efishtë në Bradashesh, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay.

Në një nga mesazhet që Nuredi Dumani i dërgon vëllait të tij Dashnor Dumani shprehet për një diskutim që kanë patur për ‘krymin’ (Erion Alibej) për të cilin është planifikuar të derdhet vaj i djegur në rrugë me qëllim eleminimin e tij gjatë ecjes me makinë. Nuredini i shkruan Dashit: e di që bom muhabet për krymin e mbaj mend që diskutum me derdh vaj djeg.

Kjo e dhënë përputhet me deklarimin e Nuredin Dumanit dhënë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë më datë 17.11. 2022, ku ndër të tjera ka shpjeguar se grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë, kanë planifikuar eleminimin e Erion Alibej gjatë ecjes me makinë dhe ndalimi i makinës së tij do të realizohej me hedhjen e vajti të djegur në rrugë me qëllim që makina të dilte nga rruga

“Në vitin 2019, kohë kur unë kisha dalë nga burg unë Francë dhe ndohesha në Shqipëri, takohesha shpesh me Talo Çelën edhe pse ai ishte në kërkim. Gjatë diskutimeve, Talo më tha: kemi një punë që duhet ta bëjmë, porn a duhet të marrim vaj makinash të djegurqë ta hedhim në rrugë, pasi personi që ne do vrasim ecën shumë shpejta me makinë të blinduar.

Është shumë e vështirë ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta nxjerrim nga rruga duke hedhur në rrugë vaj dhe më pas kur ai ti afrohet zonës ku ne do hedhim vajin do e godasim me kamoin për ta nxjerrë nga rruga dhe më pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat të futeshin brenda në xham. Unë nuk e doja se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohë personit që i referoheshin me pseudonimin ‘krymi’ sapo i ishte vrarë vëllai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej në Shqipëri por ishte në Holandë.”-deklaron Dumani.

Por plani nuk u vu në zbatim, pasi Alibej nuk ndodhej në Shqipëri, dhe ekzekutimi i tij u mendua të bëhej në një berberhane në Holandë, ku ai shkonte të qethej. Nuredin Dumanit për të kryer vrasjen iu ofruan 300 mijë euro.

“Talo më kërkoi të shikoje në Holandë për të vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te një berberhane, vend ku ai shkonte të qethej. Shuma që paguhej ishte 300 mijë euro. Në këtë ngjarje do merrja pjesë unë dhe një person tjetër që do të ngiste motorrin për të cilin Talo nuk më dha detaje se kush është.

Organizimi i vrasjes së krimit në Holandë do të bëhej nga Kel Kamani, I cili e kishte marrë këtë punë Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Unë nuk e pranova këtë pasi në atë kohë kisha ekspuls nga Europa për tre vite. Unë e kam marrë vesh kohë më pas se kush ishte krymi që bëhej fjalë për Erion Alibej.”- tregon Dumani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI PËR BASHKËPUNIM KINË-AFRIKË/ Mundësi për të rritur nivelin e komunikimit midis dy vendeve
Previous article KAOS NË KABINETIN E ZELENSKYT/ 3 ministra të qeverisë ukrainase japin dorëheqjen papritur

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT