• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË VENDIM I DALË DY HERË ME DATA TË NDRYSHME/ Punonjës të prokurorisë e gjykatës të Lezhës në hetim për falsifikim
Home
Aktualitet
Kronikë

NJË VENDIM I DALË DY HERË ME DATA TË NDRYSHME/ Punonjës të prokurorisë e gjykatës të Lezhës në hetim për falsifikim

24 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një vendim i njëjtë i dalë dy here brenda pak ditësh por me data të ndryshme, për mosfillim hetimesh në lidhje me një çështje, ka vënë në alarm prokurorinë e Lezhës. Sipas burimeve bëhet fjale për një kallëzim penal të bërë nga kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, për kancelaren e këtij institucioni me pretendimin e shpërdorimit të detyrës. Por pas verifikimeve, prokuroria ka vendosur mos fillim të procedimit penal, pasi nuk janë konstatuar element të veprës penale për të cilat pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është përcjell palëve.

Por çuditërisht 10 ditë më vonë i njëjti vendim ka dalë sërish i vulosur dhe protokolluar nga prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes, duke ngritur dyshime të arsyeshme për element të veprës penale. Në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa këto veprime dyshohet të jenë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në gjykatë. Organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për vepren penale “Fallsifikim dokumentash” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati. Në lidhje me këtë çështje janë marre në pyetje punonjës të prokurorisë dhe gjykatës, pasi ka dyshime se këto veprime ne shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që t’i jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të beje ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së gjykatës.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit, prokurori Sabri Kastriti bëri të ditur se po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura, por ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshire në këtë skandal. Dokumentacioni i dalë nga prokuroria i cili ka mbërritur në gjykatë, po analizohet dhe në funksion të hetimet, pritet të bëhet akti i ekspertimit, pasi ka dyshime se vendimi është falsifikuar.

Ndërkohë, vendimi i prokurorisë për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares dhe çështja është ankimuar dhe në Gjykatën e Lezhës dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MASIV/ 6 shqiptarët bëhen “copa” për një vend parkimi, përfundojnë në spital dhe më pas në Polici
Previous article ARRESTOHET NJË EFEKTIV I GARDËS/ I dehur nuk ndaloi në postbllok, kolegët e patrullës iu vunë në ndjekje (EMRI+DETAJE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT