• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË SFIDË E PËRBASHKËT”/ Merkel kërkon reagim për ekstremizmin islamik
Home
Nderkombetare

“NJË SFIDË E PËRBASHKËT”/ Merkel kërkon reagim për ekstremizmin islamik

2 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania është zotuar që të zgjidhë problemet e varfërisë dhe konfliktet luftarake në Afrikë në mënyrë që ato të mos përcillen në Europë. Në vizitën e saj në shtetet e G5 të rajonit Sahel, kancelarja Angela Merkel ka kërkuar që shtetet europiane të bëjnë pjesën e tyre për të ndalur terrorizmin xhihadist. Viktimë e këtyre sulmeve mbeti dy javë më parë edhe Sri-Lanka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar ndihmë financiare kundër terrorizmit islamik në Afrikën Perëndimore.

Në nisje të vizitës treditore të planifikuar në kontinetin afrikan, shefja e qeverisë njoftoi se dhjetëra milionë euro do të shpërndahen për projekte zhvillimore dhe për trajnimin e forcave lokale të kundërterrorit.

Merkel: “Kërcënimi terrorist është rritur në mënyrë të qartë dhe urgjente, aq sa në lindje dhe në veri të vendit kemi fëmijë të cilët nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të frikës. Në Europë duhet të lëvizim më shpejt për ta luftuar terrorizmin, por kjo mbetet një sfidë e përbashkët.”

Rajoni i Sahelit ku përfshihen shtetet e Burkina-Fasosë, Malit, Nigerit, Çadit dhe Mauritanisë, prej vitesh po përballet me sulme të njëpasnjëshme xhihadiste.

Në vitin 2014, Bashkimi Europian ndihmoi krijimin e një njësie kundërterroriste prej 5 mijë pjesëtarësh, por efikasiteti ka qenë i ulët.

Takimi mes kancelares gjermane dhe shteteve afrikane vjen tri ditë pasi udhëheqësi i ISIS u shfaq në video duke premtuar se celulat e kalifatit xhihadist kishin qenë përgjegjëse për një numër sulmesh në Afrikën Perëndimore, në Lindjen e Mesme dhe së fundmi edhe Sri-Lankë.

Autoritetet srilankase, ndërkohë, kanë publikuar emrat e plotë të militantëve kamikazëve që u flijuan dy javë më parë në kishat dhe hotelet e vendit, duke vrarë të paktën 253 vendës dhe të huaj.

Forcat e sigurisë në të gjithë vendin janë udhëzuar që të qëndrojnë në gatishmëri pasi rreziku i akteve të tjera ekstremiste mbetet i lartë pak ditë përpara nisjes së muajit të Ramazanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJETI MAKINËN VRASËSVE TË ISH POLICIT/ Çfarë ndodhi sot me bashkëpunëtorin që...
Previous article "ZEMRA" E MALEVE SHQIPTARE/ Korabi, "hijerëndë" dhe akoma me dëborë (PAMJET)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT