Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga Dibra e konkretisht të një nga maleve më të lartë në vend siç është ai i Korabit.
I cilësuar si zemra e maleve shqiptare, Korabi të magjeps me bukurinë që ka, shtigjet malore atraktive, pamjet madhështore, të rralla, rruga drejt ujëvarës dhe shtegu duke ndjekur Drinin e Zi.
PAK PËR MALIN E KORABIT:
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e tij, i cili ka lartësinë prej 2764 metrave.
Lartësia e tij bën që temperaturat të jenë shumë të ulëta, si rrjedhojë edhe në muajt e pranverës, është krejtësisht e natyrshme të shikojmë pjesë të zbardhura nga dëbora. Normalisht që kjo shihet në majën më të lartë të tij.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Mali i Korabit në këtë periudhë.
Përgatiti: AlpeNews.al



