• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË MUAJ PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Zbulohet sa para janë dhuruar në portalin e-Albania
Home
Sociale

NJË MUAJ PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Zbulohet sa para janë dhuruar në portalin e-Albania

27 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tragjedia e 26 nëntorit do të mbahet mend përjetë në memorien e çdo shqiptari. Kjo për arsye se ajo lëkundje tragjike mori 51 jetë njerëzish, la dhjetëra të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara… megjithatë një fjalë e urtë popullore thotë që çdo gjë e keqe e ka një të mirë.

Ndonëse është pak e vështirë për të gjetur një anë të mirë të atij tërmeti, ajo që doli në pah më shumë se kurdoherë tjetër ishte solidariteti i shqiptarëve, kudondodhur. Kur kanë kaluar një muaj, mësohet se në portalin zyrtar e-albania janë grumbulluar 65,131,711 lekë , një shifër kjo shumë e madhe e dhuruar nga një numër i vogël, prej 6,156 donatorëve.

Biznese, emigrantë, njerëz të thjeshtë, por me zemër të madhe kontribuon për t’ua lehtësuar sadopak të prekurve nga tërmeti që goditi vendin një muaj më parë. Në listën e gjatë të dhuruesve janë edhe një pjesë e Dhomave të Noterëve së rajonit.

Respektivisht Dhomat e Noterëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dhuruar nga 10 mijë euro secila, Dhoma e Noterëve të Malit të Zi 3 mijë euro dhe ajo kroate 4 mijë euro. Në këtë shifër nuk llogariten donacionet e dhuruara në forma të tjera përtej portalit online të qeverisë.

Këto donacione shkojnë drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim që kontributi i secilit donator të përdoret me efektivitet nga Emergjencat Civile, në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Ndërkohë që për mbledhjen e fondeve do të mbahet në Tiranë në fund të janarit edhe Konferenca e Jashtëzakonshme me vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim arritjen e një shumë sa më të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.

Shuma e mbledhur në e-Albania
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Po e nxjerrin politikën nga institucionet, për ta bërë në rrjetet sociale!
Previous article ''MOS NA DIL MË SE NA U NEVERITE''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ''thumbojnë'' VIP-at (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT