• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një kandidat mysliman në zgjedhjet për guvernator, i pari në histori
Home
Nderkombetare

Një kandidat mysliman në zgjedhjet për guvernator, i pari në histori

24 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 90 myslimano-amerikanë po kandidojnë në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres në Shtetet e Bashkuara. Shumë prej tyre po konkurrojnë si kandidatë të partisë demokrate, duke shpresuar që të jenë pjesë e një “vale blu” që do të ndryshonte kontrollin e Kongresit amerikan. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, në mesin e 13 kandidatëve myslimanë që konkurrojnë në shtetin e Miçiganit, është një mjek i ri që shpreson të hyjë në histori.

Ai është një myslimano-amerikan i ri, karizmatik dhe i arsimuar, një kontrast i madh me ata që zakonisht janë zgjedhur në postin më të lart politik në shtetin e Miçiganit, një post që Abdul El-Sayed dikur mendonte se ishte i paarritshëm.

“Kur mbarova universitetin, Bill Clinton më pyeti se pse kisha zgjedhur mjekësinë. Pastaj, ai më pyeti nëse unë do ta konsideroja kandidimin për një post politik. Në atë kohë, mendoja se kjo mundësi ishte e kufizuar për mua.”

Mënyra se si ishte trajtuar në të kaluarën, e kishte bërë atë të arrinte në këtë përfundim.

“Isha kapiten i ekipit tim të futbollit në vitin e tretë të shkollës së mesme. Në javën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndeshjet u anuluan, por në javën pasuese ne u kthyem përsëri në fushë. Më kujtohet shumë mirë ajo ndeshje futbolli. Për herë të parë, njerëzit më thërrisnin me emra që do t’i dëgjoja edhe më vonë: “Kokë peshqiri”. ‘Kthehu në vendin tënd.’ “Osama”. Për ironi, emri i vëllait tim është Osama. Dhe unë u thosha: “Po flisni për një El-Sayed të gabuar. “

Por tani ai mund të jetë El-Sayed-i i duhur për të hyrë në histori si guvernatori i parë mysliman i Miçiganit dhe i vendit, nëse mund të bindë votuesit që ta mbështesin. Ndërsa besimi dhe etnia e tij shpesh kanë shkaktuar reagime dhe sulme nga kundërshtarët e tij politikë, El-Sayed thotë se votuesit e Miçiganit përballen me shqetësime shumë më të mëdha.

“Ata duan të kuptojnë se çfarë është ajo që unë dua të bëj për ta. Ata do të më dëgjojnë me vëmendje dhe do ta kuptojnë nëse unë i kam dëgjuar kur unë do të fillojë të flas për gjërat që dua të bëj. Kur ta shohin këtë, ata nuk do të jenë të shqetësuar që emri im është Abdul dhe për mënyrën se si lutem”.

Koha po ndryshon për arabo-amerikanët, thotë Osama Siblani, botues i gazetës “Arab American News”, që i shërben popullatës arabo-amerikane në rritje në Miçigan. Por, Siblani thotë se rruga drejt postit të guvernatorit do të varet nga vlerësimi që votuesit e Miçiganit do t’i japin El-Sayed-it.

“Kur konkurroi John Kennedy, të gjithë mendonin: ‘Ky është katoliku i parë. A do të arrijë në Shtëpinë e Bardhë?’ Ai i fitoi zgjedhjet. Kur Barack Hussein Obama vuri kandidaturën për president, kandidati i parë afrikano-amerikan, njerëzit kishin dyshime mbi shanset e tij për t’i fituar zgjedhjet, por ai fitoi dy herë. Pra, a ka shans që një myslimano-amerikan të fitojë zgjedhjet për guvernator? Po.”

El-Sayed është në mesin e disa kandidatëve që konkurrojnë për të marrë emërimin e partisë demokrate për guvernator në zgjedhjet paraprake të shtatë gushtit në Miçigan. Ai u bë i njohur si zyrtari më i lartë i shëndetësisë në Detroit dhe dëshiron të udhëheqë një shtet që ende po merret me krizën e ndotjes së ujit në qytetin e Flintit që filloi gjatë mandatit të guvernatorit të tanishëm republikan, Rick Snyder.

Edhe nëse votuesit e Partisë Demokrate zgjedhin El-Sayed-in si kandidat të tyre për guvernator në zgjedhjet paraprake të gushtit, ai ende duhet të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të mposhtur një kundërshtar republikan në zgjedhjet e nëntorit në shtetin që ndihmoi Donald Trump-in të fitojë presidencën në vitin 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT SHBA- KORE E VERIUT/ Trump: Asnjë raketë në 9 muaj, jam i mërzitur pasi...
Previous article ZJARRET PËRFSHIJNË GREQINË/ Dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

k.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT