• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË DITË PAS TRAGJEDISË/ Gramshi në zi: Mësohen detajet e para të tragjedisë që mori 4 jetë
Home
Aktualitet
Kronikë

NJË DITË PAS TRAGJEDISË/ Gramshi në zi: Mësohen detajet e para të tragjedisë që mori 4 jetë

22 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tragjedi e rëndë, një e premte e zezë ishte nata e 21 korrikut për djemtë e familjes Zogu, nga fshati Cingar i Gramshit.

“Katër anëtarë të familjes zogu humbën jetën tragjikisht pasdites e së premtes në ujërat e liqenit të Banjës. Një skenë krimi për policinë janë vetëm dy motoçikleta, shapkat e personave që kanë humbur jetën dhe tre telefona celularë. Ndërsa pas një ore e 30 minutash, efektivët e forcave RENEA bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.”

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Rubensi 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç si dhe nipi Melis Zogu, 20-vjeç kishin dalë të premten pas mesditës për t’u freskuar në këto ditë me temperatura të larta në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Strukturat u angazhuan pasi familjarët nuk po lidheshin dot me ta. Por asnjë shenjë jete sikurse u nxorën trupat e tyre nga ujërat e liqenit të Banjës, pas më shumë se një orë e 30 minuta kërkimesh në errësirë.

“Babai me dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtyur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not”.

Rreth mesnatës u gjet trupi i fundit, i katërt i pajetë. Trupat e djemve të familjes Zogu u gjetën pranë njëri-tjetrit. Ekipet e kërkuesve thanë njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur, dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t’i ndihmuar por thellësia e liqenit, e ka bërë të pamundur që ata të dilnin sërish në sipërfaqe.

“Fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ata kur janë futur për tu larë, kanë rënë direkt nëpër gropa.”

ABC News ishte këtë të shtunë, në vendin e tragjedisë. Një qetësi e karakterizon zonën përreth. Shenjat e vetme janë cigarët që viktimat kishin me vete, para se të ndodhte tragjedia.

Banorët aty ndihen të pasigurtë, ndërsa flasin për familjen që humbi 4 pjesëtarë të saj. Pamjet tregojnë banesat që janë afër me liqnin e Banjës, në Gramsh. Dikur fshati Cingarë, pjesë e të cilit ishte dhe familja Zogu, ishte më i populluar, tani kanë mbetur pak njerëz. Disa nga banorët tregojnë për ABC Neës se larja në liqen është e rrezikshme dhe tragjedi kanë ndodhur edhe më parë.

Por pavarsisht rasteve të mbytjeve, Liqeni i HEC-it të Banjës është i hapur, i parrethuar, pa roje dhe pa tebela paralajmëruese sidomos për ata që nuk dinë not. Në liqen ka përditë njerëz që zgjedhin tu ikin temperaturave të larta./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZMADHOI TË PASMET/ 22 vjeçarja vdes disa minuta pas anestezisë nga estetistja e pakualifikuar
Previous article HIDHINI NJË SY/ Ja si të kuroni shputën e dëmtuar nga shapkat në 1 javë!

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT