• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË DIBRAN I MIRË NË MES TË GREQISË/ Rrahman Lumi, merr vlerësimin unik në provimin për në universitet
Home
Sociale

NJË DIBRAN I MIRË NË MES TË GREQISË/ Rrahman Lumi, merr vlerësimin unik në provimin për në universitet

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Ishte një gëzim i madh, dhe për mua dhe për familjen dhe njerëzit e mi. Është diçka që unë të them të drejtën e prisja   pak, po jo të dal  edhe i pari. E prisja  të kaloj mirë po i pari jo. Prisja të dilja në vendet e  para, por jo i pari”. Kështu i përshkruajti maturanti Rrahman Lumi para kamerës së Top Channel momentet kur mësoi se kaloi i pari në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut.

Rrahman Lumi , djali i madh i një familjeje emigrantësh nga Luznia e Dibrës, tashmë me banim në Nea Mudania, zona turistike e Halkidhikisë, shpjegon se rezultatet e shkëlqyer që arriti janë fryt i një pune shumëvjeçare studimi nga ana e tij.

 

“Rezultatet janë diçka  që duhet të luftosh përditë, çdo vit. Nga viti i parë shkollor se nuk mund të bëhesh menjëherë i pari vitin e fundit”, deklaroi Lumi.

Suksesi i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke. Krenar për arritjen e Rrahmanit është edhe vëllai i tij më i vogël ,ndërsa babai i tij çon një mesazh të veçantë.

“Jam shumë i gëzuar për vëllain tim”, u shpreh i vëllai Emiliano Lumi. “Dua t’i them një diçka  shtetit shqiptar  që të merren edhe pak  me emigrantët kudo që ndodhen”, deklaroi babai Haki Lumi.

“Jo vetëm në Greqi, por në çdo shtet. Se emigrantët shqiptar janë kudo nëpër botë nuk duhet të mendojnë asnjëherë se janë në shtet të huaj. Çdo shtet jep mundësitë e veta në çdo fëmijë. Çdo kush duhet të mundohet  për më të mirën”, tha ndër të tjera Rrahman Lumi.

Për Rrahamanin që është nga maturantët  e rrallë në vite që kanë marrë në provimet e maturës notën më të lartë, 20, në matematikë dhe fizikë, ëndrrat vazhdojnë .

“Ëndrra ime për të ardhmen është  inxhinier ndërtimi me punë këtu,Shqipëri  dhe në botë”, tha Rrahman Lumi.

Kërkon të kthehesh në Shqipëri një ditë?

“Më pëlqen Shqipëria, por si shoqni si diçka jam këtu. E kam qejf si Shqipëri shumë. Kam njerëzit e mi sado ndihem më mirë kur rri atje”, përfundoi Rrahman Lumi , djali i madh i një familjeje emigrantësh nga Luznia e Dibrës.

E veçanta e këtij djali të thjeshtë që tashmë kërkon një shtëpi në Selanik për të filluar jetën studentore është se flet më shumë respekt për shokët dhe mësuesit e tij që e ndihmuan të arrijë thuajse të pakapshmen në provime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR ME TË BIRIN NË KORÇË/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje, arrestohet me pushkë 66-vjeçari
Previous article KLAN BËHET TELEVIZIONI MË I MADH/ Ia kalon për herë të parë Top Channel, për të ardhurat

k.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT