• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KLAN BËHET TELEVIZIONI MË I MADH/ Ia kalon për herë të parë Top Channel, për të ardhurat
Home
Breaking News

KLAN BËHET TELEVIZIONI MË I MADH/ Ia kalon për herë të parë Top Channel, për të ardhurat

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Gara mes dy televizioneve të mëdha në vend është gjithnjë e fortë.

Programe në “prime time” që synojnë të tërheqin sa më shumë audiencë, emisione të ngjashme, lajmet e mbrëmjes në të njëjtin orar, të dy televizionet investojnë shumë për të marrë vëmendjen maksimale të publikut. Sa më shumë audiencë, aq më shumë të ardhura përmes reklamave, që janë burimi kryesor i financimit të televizioneve.

Deri në vitin 2017, Top Channel ishte më i madhi në vend sa u përket të ardhurave, me Klan që e ndiqte në vend të dytë. Por, 2018-a ka sjellë një përmbysje në renditje.

Tv Klan për herë të parë ka raportuar të ardhura totale më të larta sesa Top Channel, duke u bërë kështu televizioni më i madh në vend sa i përket qarkullimit vjetor. Sipas të dhënave të deklaruara në bilancin vjetor, xhiro e TV Klan në 2018-n ishte 1.46 miliardë lekë (rreth 11.7 milionë euro), me një rritje prej gati 12% në raport me vitin e kaluar.

Top Channel, raportoi të ardhura totale prej 1.37 miliardë lekësh (rreth 11 milionë euro), me një rritje prej 0.6% në raport me vitin e kaluar.

Televizioni i tretë më i madh në vend, Vizion Plus kishte një qarkullim vjetor prej rreth 435 milionë lekësh (3.5 milionë euro), me rritje prej 8.7%.

Tv Klan rezulton si televizioni më fitimprurës në vend. Në 2018-n realizoi fitime para taksave prej rreth 1.5 milionë eurosh (në rënie të lehtë në raport me vitin e mëparshëm). Top Channel ka arritur të katërfishojë fitimet në 2018-n, por në nivelin e rreth 180 mijë eurove mbeten shumë më të ulëta se të Klan. (Klan kishte një normë fitimi prej 13.5%, përkundrejt 1.6% të Top).

Fitime minimale ka dhe Vizion Plus prej rreth 20 mijë eurosh (me normë fitimi më pak se 1%).

Sipas publikimeve të mëparshme të Monitor,  në total, tregu i reklamave vlerësohet të jetë rritur në 2018-n me rreth 5-7%, duke arritur në nivelin e 39 milionë eurove. Tre televizionet më të mëdha marrin më shumë se 60% të shpenzimeve totale që bëhen nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre.

Tregu i reklamave mbetet i nënzhvilluar në vendet e rajonit, për shkak të vetë nivelit të ekonomisë dhe sofistikimit të bizneseve.

I matur për frymë, sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX (organizatë globale zhvillimi dhe edukimi që bën vlerësimin rajonal të të ardhurave vjetore nga publiciteti), tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth 20 euro/person, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 17 euro.

Në krahasim me vendet e zhvilluara, rajoni ka të ardhura tepër modeste. Sipas Statista, portalit global të statistikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh në botë, renditen të parat në botë me të ardhura prej 191 miliardë dollarësh, ose 602 dollarë për person, të ndjekura nga Australia (565 USD/frymë), Mbretëria e Bashkuar (407 USD), Norvegjia, (368) etj. Tregu global në 2016-n u vlerësua në 493 miliardë dollarë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË DIBRAN I MIRË NË MES TË GREQISË/ Rrahman Lumi, merr vlerësimin unik në provimin për në universitet
Previous article TRE NETË “BASHTOVA FESTIVAL”/ Rama: Mos e humbisni festën mes natyrës spektakolare

k.autor

Postime të ngjashme

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet Aktualitet

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT