• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nishani: Habilajt trafikantë të dorës së dytë, SHISH kishte informacione
Home
Shqipëri

Nishani: Habilajt trafikantë të dorës së dytë, SHISH kishte informacione

2 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se vëllezërit Habilaj të arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikut të drogës dhe që në përgjime kanë përmendur edhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, konsiderohen si trafikantë të dorës së dytë.

Nishani u shpreh se ka marrë informacion nga partnerët për problemin e trafikimit të drogës në vitin 2016 dhe ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ai u shpreh se ish oficeri i policisë, i cili denoncoi i pari për lidhjet e Habilajve me Saimir Tahirin, Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar, por që nuk u mor për bazë në atë kohë.

“Se çfarë kanë bërë institucionet e tjera duhet që gjithsecili ti thojë publikut se çfarë ka bërë. Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar. Është publik pasi është bërë përmes medias dhe zyrtar sepse është bërë nga një punonjës i shtetit. Sa i përket denoncimit të Dritan Zaganit mund të them se askush nuk u mor me të. Pas saj është ardhja e dosjes nga anti-mafia italiane që kanë konfirmuar faktin se grupi kriminal i Habilajve ka bërë trafik para deklaratës së Zaganit dhe ka vijuar me intensitet pas deklaratës së Dritan Zaganit.

Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtarëve ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që ne diskutuam nuk u ndoqën. Në vitin 2016 erdhën informacionet për problemin e trafikimit të drogës”- tha Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Skënderbeut: Ambient i papranueshëm, ishte një ndeshje e fituar me episode
Previous article DOSJA HABILAJ/ Gjykata e Katanias liron një nga anëtarët e grupit kriminal

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT