• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Gjykata e Katanias liron një nga anëtarët e grupit kriminal
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA HABILAJ/ Gjykata e Katanias liron një nga anëtarët e grupit kriminal

2 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Drejtësi

Fatmir Minaj, një prej katër shqiptarëve të arrestuar si pjesë e bandës së Habilajve mësohet se është liruar nga Gjykata për Liri e Catania-s, pasi ishte prangosur nga autoritetet italiane.

Gjykata ka anuluar urdhër-arrestin per Minajn dhe prej ditës se sotme ai do te jete një qytetar i lirë.

Për Fatmir Fatmir Minajn, ashtu si dhe për italianin Gianluca Passavanti, është vendosur masa e arrestit shtëpiak, raportojnë mediat lokale.

E njëjta gjykatë ka lënë në burg Moisi Habilajn dhe disa anëtare të tjerë të bandës së tij. Gjithçka nisi me publikimin ditë më parë të disa përgjimeve nga prokuroria me të njëjtin emër, në të cilat përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e ka pranuar publikisht se Habilajt i ka kushërinj të largët.

Pjesë e 11 të akuzuarve për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Minaj i lindur më 15.04.1962 banues në komunë Modica të Raguzës, njihet si person i afërt me Habilajt, të cilët i kishin besuar atij detaje dhe informacione lidhur me ngarkesat e drogës që shkonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Lirimi për Fatmir Minaj është vendosur gjatë ditës së enjte, ndërsa Moisi Habilaj do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve. Minaj është mbrojtur nga avokati Biago Mauricio Catalano, i cili gjithashtu mbron në këtë çështje edhe Moisiun, kreun e bandës “Habilaj”.

Vendimi i gjykatës vjen me arsyetimin se Minaj nuk ka patur një rol aq të rëndësishëm sa personat e tjerë në grupin e strukturuar kriminal. “Trendafili i erës” do të quhej aksioni, i cili do të rezultonte fatal për të dhe 10 shtetas të tjerë, ku do të shkatërrohej një prej bandave më të mëdha të trafikimit të kanabisit dhe sipas autoriteteve italiane vlera e drogës së sekuestruar arrin shifrën e 20 milionë eurove.

Bashkë me Minaj, në prangat e policisë së shtetit fqinj ranë shqiptarët Maridian Sulaj dhe kreu i bandës Moisi Habilaj, po ashtu edhe italianët Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca. Disa ditë më vonë u arrestua edhe Nazer Seiti ndërsa në kërkim janë Florjan Habilaj dhe Armando Sulaj. Policia italiane ka kërkuar edhe ndihmën e kolegëve në Shqipëri, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nishani: Habilajt trafikantë të dorës së dytë, SHISH kishte informacione
Previous article Milan 'zhgënjen' ndaj AEK, Montella pranë shkarkimit

Q.Autor

Postime të ngjashme

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora Aktualitet

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë Aktualitet

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT