• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Trajneri i Skënderbeut: Ambient i papranueshëm, ishte një ndeshje e fituar me episode
Home
Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Ambient i papranueshëm, ishte një ndeshje e fituar me episode

2 November, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas përfundimit të ndeshjes kundër partizanit të Beogradit të luajtur në Serbi është shprehur se ndonëse nuk pati asnjë problem gjatë lojës, një ambient i tillë me kaq shumë polic është i papranueshëm për futbollin. Tekniku i skuadrës korçare sa i takon rezultatit u shpreh se kundërshtarët triumfuan falë episodeve.

 

“Ishim sulmues, nuk reaguam pas pësimit të golit. Ishte një ndeshje që ishim të barabartë me kundërshtarin. Patëm rastet tona në goditjet standarte. Nuk duhet që të bënim këtë lloj paraqitje përsa i përket episodeve, jo përsa i përket lojës në tërësi. Pjesë e lojës janë edhe gabimet. U ndëshkuam nga një gabim i yni dhe një goditje standarte.”

 

Meritonte Skënderbeu diçka më shumë?

Ky është një konstatim i drejtë. Kundërshtari nuk na kërcënoi aq shumë. Por, ishte një ndeshje e fituar me episode. Deri në minutën e golit të parë, edhe Partizani nuk kishte raste tek porta jonë. Besoj se ndoshta nuk mund të fitonim, por të paktën mund të merrnim një barazim.

Rrezikon Skënderbeu me mbajtjen tej mase të topit?

Kur kemi mundësi të luajmë me pasin e gjatë, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të fituar territor. Po ta shikoni brenda ndeshjes, kemi kthyer disa herë topin rrezikshëm mbrapa. Nëse përballesh me ekipe të tilla në Europë, duhet t’ia lesh sa më pak topin kundërshtarit. Edhe tensioni bën të veten, dhe gabime ndodhin.

Pse nuk keni rrezikshmëri para portës kundërshtare?

Me atë vendosje që kemi zgjedhur në fushë, natyrshëm që pjesa më e madhe e lojës do ndërtohet me pasin diagonal. Po vuajmë nga mungesat, Gavazaj ishte në fushë i sapo kthyer nga dëmtimi, dhe nuk mund të jepte më shumë. Spostuam Xhejmsin në krah, dhe kjo prej mungesës së lojtarëve.

Trajneri ju tha faleminderit për mikpritjen në Elbasan. Po ju si e ndieni veten pas kësaj ndeshje?

Ndeshja nuk pati asnjë problem, por kur sheh kaq shumë polici, ky nuk është ambient i pranueshëm për një ndeshje futbolli. Gjithsesi, nuk patëm probleme të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmi ajror rus shtatërron rezervat e municioneve në Siri
Previous article Nishani: Habilajt trafikantë të dorës së dytë, SHISH kishte informacione

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT