• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS NESËR VITI I RI SHKOLLOR/ Policia rrugore masa të RREPTA: Siguroni fëmijët. Nuk tolerojmë…
Home
Sociale

NIS NESËR VITI I RI SHKOLLOR/ Policia rrugore masa të RREPTA: Siguroni fëmijët. Nuk tolerojmë…

15 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me nisjen e vitit të ri shkollor do të ketë kontrolle të rrepte për mjetet e transportit që transportojnë nxënësit e shkollave.

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019-2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore.

Drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola doli në një nga akset rrugore këtë të diel për të dhënë mesazhin e tij, duke u kërkuar edhe prindërve që transportojnë fëmijët të jenë të kujdesshëm.

“Deri në fund të shtatorit do të ketë kontroll sistematik të mjeteve që transportojnë fëmijë. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë normal.

Dalja ime sot ka të bëjë me sensibilizimin edhe të atyre prindërve që transportojnë fëmijët”, theksoi Tola.

Më herët, Policia e Tiranës bënte me dije se janë hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

“Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshën 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pasi në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në deklaratën e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME SHISHE BIRRE KOKËS"/ Shqiptarët PËRLESHEN me italianët/ Dyshohet se... (FOTO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

F.autor

Postime të ngjashme

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi Aktualitet

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT