Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kullat në Tiranë treguan fytyrën e vërtetë, sipas tij, të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Siç shprehet Berisha, “Rama është vetë bashkëpronar tek një pjesë e mirë e tyre” dhe se “do i faturohen kryeministrit dhe gjithë atyre që shkelën ligjin për ngritjen e tyre.
“Në çdo shkelje ligji do qëndrohet me rreptësinë e ligjit, kullat janë dëshmia më e shëmtuar, më flagrante e kapjes së këtij pseudo shteti. Tek kullat doli fytyra e vërteta e një mashtruesi cinik, i Edi Ramës, që për gardhe, kotece, e qoshe burgosi e dënoi 3400 qytetarë shqiptarë, ndoqi penalisht mijëra të tjerë, tek beteja me kullat u tha ‘do paguhen me vlerë tregu katet shtesë’, një pjesë e mirë e tyre Edi Rama vetë është bashkëpronar. Kullat do i faturohen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që shkelën çdo ligj urbanistik, financiar”, theksoi Berisha.


