• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
E PAMJAFTUESHME/ Qeveria u caktoi vetëm 1 mijë lekë shtesë mbështetje, ja qytetarët që goditen nga rritja e çmimit të energjisë
Home
Ekonomi

E PAMJAFTUESHME/ Qeveria u caktoi vetëm 1 mijë lekë shtesë mbështetje, ja qytetarët që goditen nga rritja e çmimit të energjisë

24 September, 2022 s.autor Ekonomi

Personat me Aftësi të Kufizuar do të marrin vetëm 1 mijë lekë shtesë, në masën e kompensimit për dritat. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë. Konkretisht, për PAK, masa e përfitimit si kompensim për dritat nga 2000 lekë që është aktualisht, prej 1 tetorit do të bëhet 3000 lekë.

Ndërsa për të verbrit, vlera e kompensimit nga 1400 lekë do të bëhet 2400 lekë në muaj. Por kjo mbështetje është minimaliste dhe e pamjaftueshme në një kohë kur fatura e dritave do të 4-fishohet pas aplikimit të çmimeve të ndryshuara.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është marrë nga qeveria në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike, për kompensimin e masës së ndihmës për energjinë elektrike për personat të cilët kanë status të aftësisë së kufizuar paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompesimin për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetjeje për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë që e kanë këtë masë mbështetjeje nga statusi dhe gjithashtu për personat e verbër të kategorisë së parë kjo masë mbështetjeje shkon nga 2,000 lekë të reja që është aktualisht, në 3,000 lekë të reja. Ndërsa për sa u përket personave, të cilët kanë status të verbër të kategorisë së dytë nga 1,400 lekë të reja që është sot, shkon në 2,400 lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona, të cilët përfitojnë nga statusi”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Me 10 për qind do të rritet edhe ndihma ekonomike, ndërsa për kategori të caktuara siç janë të moshuarit që nuk përfitojnë pension pleqërie apo pension social, do të përfitojnë dyfishim të asistencës mujore.

“Nga data 1 tetor rritet me 10% masa e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet, të cilat janë përfituese nga programi i asistencës sociale. Gjithashtu, dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. Nga ana tjetër, kemi vendosur të dyfishojmë gjithashtu pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit, të cilët janë pa pension pleqërie apo pa pension social. Janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga rritja e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të këtij viti, qytetarët po përballen me çmime thuajse të dyfishuara për produktet e shportës. Por çfarë ka rënduar edhe më tej xhepat e qytetarëve janë rritja në shifra gati rekord e çmimeve të karburanteve. Për ekspertët dhe opozitën, mbështetja e ofruar është pamjaftueshme për të përballuar efektet e krizës.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse, ndërsa e konsideroi sfidë rritjen e çmimeve për produktet dhe energjinë elektrike kërkoi nga qeveria që të rrisë mbështetjen për shtesat në nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGRITJA E KULLAVE NË TIRANË/ Berisha: Doli fytyra e vërtetë e këtij mashtruesi cinik! Rama është bashkëpronar, shkelësit do përballen me ligjin
Previous article "A E KE TRADHËTUAR MOZZIKUN?" Loredana iu përgjigjet të gjithëve (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT