• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngjela: “Rama ka embargo nga Evropa, ju tregoj arsyen pse nuk jep dorëheqjen”
Home
Sociale

Ngjela: “Rama ka embargo nga Evropa, ju tregoj arsyen pse nuk jep dorëheqjen”

31 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës të vendosur për mjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Përmes një statusi në Facebook, Ngjela thotë se qeveria nuk ka para prandaj dha rrugën me koncesion, ndërsa sipas tij ka dy arsye se pse Rama nuk jep dorëheqjen.

“Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará?
Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.”, shkruan ndër të avokat Ngjela.

Postimi i plotë
Ajo që ndodhi në kufirin e Rrugës së Kombit, është një mënyrë politike që ka për shkak kryeministrin aktual shqiptar.

Por shkaku kryesor në këtë ngjarje është fakti që qeveria shqiptare nuk ka më pará që të drejtojë shtetin.

l.
Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë?

Pyetjet që duhen ngritur janë këto:

Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?
E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë.

Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje?
Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi.

Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?
Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës.

Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen?
Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.

ll.
Në fakt kjo ishtë arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa. Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen.

Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará?
Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.

Po , përse e kërkon destabilizimin?
Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë.

Asnjë arsye tjetër nuk ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duka: Baste vendos, por skedinat nuk i kam qejf. Ndeshja më e bukur për mua ajo me…
Previous article Kupa e Ligës/ PSG mposht Monaco-n dhe ngre trofeun e parë të sezonit

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT