Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë. Një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:25 në “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik. Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja ka ndodhur teksa efektivi i FNSH-së Roland Bicerri po luante bilardo.
Ai kishte lënë armën e shërbimit jashtë brezit të tij ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.
“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë” – njofton policia.


