• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KURSE DHE MUNDËSI ARSIMI”/ Veliaj: Bursa për fëmijët në nevojë, janë regjistruar 250…
Home
Sociale

“KURSE DHE MUNDËSI ARSIMI”/ Veliaj: Bursa për fëmijët në nevojë, janë regjistruar 250…

20 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan po vijojnë punën për transformimin e Piramidës në një qendër të madhe të teknologjisë së informacionit, por njëkohësisht 250 të rinjtë e parë, nga mosha 12-18 vjeç, e kanë nisur mësimin në “Tumo Tirana”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të mbështesë me bursa edhe fëmijët që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. “Për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, jemi të gatshëm t’i subvencionojmë. Është mëkat të harxhosh kohën kot, kur mund të investojmë në aftësimin e të rinjve me një zanat apo një kurs që nesër do të japë më shumë oferta për punësim, duke ofruar dije për një botë që gjithmonë e më shumë kërkon këtë lloj aftësish që mëson TUMO”, theksoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se TUMO do të vijojë të rritet edhe në vitin e ardhshëm, ku shumë të rinj do të ndjekin një model të ri edukimi, ku ndërthuret arti dhe teknologjia. “Fakti që kemi 250 të rinjtë e parë nga mosha 12-18 vjeç, që e kanë nisur këtë udhëtim, është shumë inkurajues. Imagjino ç’mund të bëjmë vitin e ardhshëm, ku me gjasa do kemi një fushatë vaksinimi, do kthehemi në normalitet, dhe do duhet të ndezim motorët e ambicieve dhe të energjive tona më të mira”, deklaroi Veliaj.

Bashkë-drejtori ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata, siguroi se Piramida do të jetë shumë shpejt gati, për të mikpritur fëmijët që do të mësojnë gjuhën e kodimit. TUMO Tirana është qendra më e madhe e teknologjisë që synon të aftësojë të rinjtë me njohuritë e shek. të 21, duke ofruar kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit. TUMO Tirana është një qendër pas shkolle për fëmijë të grupmoshës 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të zbulojnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme, si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling. Ndërsa përgatitet projekti i transformimit më të rëndësishëm në kryeqytet, Piramida e Tiranës, e cila do të jetë dhe shtëpia e përhershme e TUMO Tirana, përkohësisht TUMO Tirana po operon në Qendrën Arena./a.p

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE SHOKUESE NË TIRANË/ Djali 7-vjeçar vret babain e tij, efektiv i FNSH-së. I mori armën teksa i ati...
Previous article NGJARJE TRAGJIKE NË PATOS/ Ndërron jetë i moshuari, hidhet nga kati i pestë i pallatit. Vuante...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT