Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne nje familje në Tiranë, ku një femije i mitur 2 vjeç ka nderruar jete në banesë.
Ngjarja konfirmohet nga burimet e Policise te cilat thane se ditën e djeshme, foshnja e mitur me inicialet N.S., 2 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesë në rrugën “Petro Nini Luarasi”.
Sipas njoftimit të policisë, vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI:
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 26.11.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në banesë ka vdekur shtetasia e mitur N.S., 2 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale.


