• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ 12 marrëveshjet e firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës
Home
Shqipëri

VIDEO/ 12 marrëveshjet e firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës

27 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas përfundimit të mbledhjes mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe asaj Shqiptare, dy krerët e qeverive përkatëse, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kanë firmosur për marrëveshjet e diskutuara në këtë tryezë. Përvec tyre kanë firmosur edhe disa ministri të rëndësishme si ajo e Jashtme, e Ekonomisë etj.

Në total janë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet shoqërore dhe integrimin dhe 8 memorandume për energjinë elektrike, diasporën, mjedisin, kulturën, për investimet e huaja mes AIDA KIESA, për certifikatat veterinare.

ERTV Live😊: Shqipëri – Kosovë, nënshkruhen marrëveshjet ndërqeveritare. Konkretizim i vazhdueshëm i Partneritetit Strategjik mes dy vendeve🇽🇰🇦🇱

Posted by Edi Rama on Monday, November 27, 2017

 

Marrëveshjet e firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës
-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.

Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.

-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.

-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.

Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko.

-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.

-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.

-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.

-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori Norman: Krimi problem i përbashkët. Vlerësojmë dhe mbështesim masat e marra nga qeveria
Previous article Ngjarje e rëndë në Tiranë, vdes në banesë vajza 2 vjeçe

k.autor

Postime të ngjashme

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE Politikë

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT