• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë
Home
Breaking News

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

17 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë nisur incidentet e para tek Ministria e Arsimit, atje ku të rinjtë janë mbledhur në protestën e 5-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

E nisur si një protestë e qetë, të rinjtë kanë artikuluar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Më pas ata kanë djegur një valixhe dhe e kanë hedhur brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit. U dogjën koshat e mbeturinave dhe rruga u bllokua me to. Kurse Policia e pozicionuar reagoi duke i shpërndarë me gaz e ujë, edhe pse drejt tyre u leshuan gurë e sende të forta.

Pjesë e skenarit të tyre ka qenë edhe bllokimi i rrugës me kazan plehrash, për të penguar me sa të munden kalimin e policëve apo autobotëve të ujit.

“Policia u bën thirrje të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe të mos qëllojnë në drejtim të ministrisë ndryshe do i qëllojë me gaz lotsjellës. U kanë vendosur zjarrin 4 kazanë mbeturinash dhe barrierat metalike që i kanë hequr nga trotuarët. Qëllimi i personave që janë në vijën e parë duan të hyjnë brenda ministrisë dhe të shkatërrojnë atje në shenjë revolte. Nga minuta në minutë po shtohet numri i pjesëmarrësve.

Personat që po u vënë zjarrin kazanëve janë të mitur, gjimnazistë ose sistemit 9 vjeçar për aktet e dhunës. Qëllimi i tyre është pengimi i policisë dhe autobotëve duke bllokuar rrugën me kazanë”, informon Vizion Plus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
Previous article PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT