• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGËRÇI” NË INSTITUCIONE/ PS nis ndryshimet ligjore! Rishikohet format e betimit të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses
Home
Politikë

“NGËRÇI” NË INSTITUCIONE/ PS nis ndryshimet ligjore! Rishikohet format e betimit të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses

24 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Përplasja institucionale me presidencës dhe Mazhorancën në Kuvend, ka bërë që kjo e fundit të shohë nevojën për të marrë  masa të tjera ligjore apo mekanizma zhbllokues për situata të ngjashme si ajo me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj.

Ndryshimet u parashikuan të ndodhin edhe në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë,në të cilën thuhej se Kuvendi në kuadër të shmangies së çdo tentative për bllokimin e reformës në drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin në të ardhmen të situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve Kushtetuese.

Burime për Report tv bëjnë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një dokument gati lidhur me ndryshimet ligjore që pritet të realizohen pasi javën e ardhshme pritet të ketë konsultime me ekspertë ligjorë të Komisionit të ligjeve, por edhe të Euralius dhe Opdat. Duket se ne diskutim është formula e betimit te anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë se Përgjithshme, SPAK etj, institucione që do të ngrihen së shpejti e të cilat rrezikojnë të kenë fatin e Gjykatës Kushtetuese.

Edhe kryeministri Rama parashikoi ndryshime në legjislacion pasi nga seanca plenare e disa javëve më parë u shpreh i bindur se Kuvendi duhet të marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant dhe brutal bllokimi nga ana e presidentit Meta. Kështu në rast të refuzimit të betimit nga ana e Presidentit, kërkohet mekanizmi që anëtarët të bëjnë betimin tek institucioni që i ka zgjedhur apo emëruar ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI"/ Shoqërohet në polici “Zogu i Tiranës”, Hermes Nikaj
Previous article DOSJA E PLOTË/ Takimet e Jorida Muratit në burg me Behar Bajrin dhe lidhjet me…

k.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT