• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E PLOTË/ Takimet e Jorida Muratit në burg me Behar Bajrin dhe lidhjet me…
Home
Breaking News

DOSJA E PLOTË/ Takimet e Jorida Muratit në burg me Behar Bajrin dhe lidhjet me…

24 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mikesha e Behar Bajrit, Jorida Murati, pasi qëndroi 3 ditë në qeli, tashmë do të hetohet në vazhdim me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, drejtuar Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, thuhet se Jorida Murati, me profesion infermiere, e punësuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, rezulton të jetë një nga anëtaret aktive të grupit kriminal “Bajri”.

Nga muaji prill i vitit 2018 e në vazhdim, përmes transkripteve të bisedave telefonike, rezulton se Jorida Murati ka mbajtur kontakte me pjesëtarët e grupit “Bajri”. Në këtë formë, ajo është bërë pjesë aktive e veprimtarisë së tyre kriminale.

Sipas Prokurorisë, shtetasja Jorida Murati, në mënyrë të vazhdueshme, është munduar të mbajë kontakte me persona të tjerë, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë pasur akses të lejuar nga detyra për ndërhyrje edhe në saktësinë e provave, në mënyrë që t’u vinte në ndihmë anëtarëve të grupit “Bajri”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Jorida Murati ka pasur më shumë se një herë kontakte me Behar Bajrin, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në Holandë, në pritje të ekstradimit. Bisedat mes tyre, të përgjuara nga autoritetet në Holandë, por edhe nga pala shqiptare, kanë zbuluar se Jorida Murati merrte porosi nga Behar Bajri, të cilat më pas i vinte në zbatim.

KËRKESA E PROKURORISË

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike të realizuara në kuadër të hetimit të kësaj çështje, rezulton e përfshirë në aktivitetin e grupit “Bajri” edhe shtetasja Horida Murati, përdoruese e disa numrave telefonikë. Për periudhën nga data 1 prill 2018 deri më datën 30 nëntor 2018, kjo shtetase ka qenë e punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër.

Gjatë muajit prill 2018 e në vijim, nëpërmjet transkriptimeve të komunikimeve telefonike, rezulton se shtetasja Jorida Muratu ka qenë tepër aktive në grupin kriminal, duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhje me rolin e saj me të gjithë pjesëtarët e grupit “Bajri”, duke u bërë pjesë e aktivitetit të tyre dhe e mirinformuar në lidhje me problematikat mes tyre dhe personave të tjerë, gjë e cila bëhet evidente edhe nga transkriptet e thirrjeve të realizuara.

Është shtetasja në fjalë, e cila në më shumë se një herë ka qenë në kontakte dhe takime me personin nën hetim, Behar Bajri, edhe gjatë periudhës kur ai ka qenë në shtetin holandez dhe nëpërmjet bisedave të kryera me të, biseda të cilat janë tashmë të njohura, rezulton me rol të shumëfishtë, duke marrë dhe duke zbatuar detyra të dhëna nga personi nën hetim.

Është kjo shtetase, e cila në mënyrë të vazhdueshm,e është përpjekur të mbaje kontakte me persona të tjerë, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo dhe të tërthorë, kanë pasur aksesin e lejuar nga detyra për ndërhyrje dhe në saktësinë e provave, të cilat janë administruar, por pa arritur në një konkludim të saktë, për shkak dhe të mbajtjes nën vëzhgim të plotë nga ana e autoriteteve policore.

PAGESA NE SPITAL

Gjatë gjithë periudhës kur ajo ka qenë formalisht e regjistruar me detyrën e infermieres në Spitalin e Shkodrës, në sektorin e Planifikimit Familjar, edhe pse është paguar në ditë dhe orë të plota, në shkelje të ligjit, kjo pasi në mbi 90 për qind të ditëve të punës së paguar me bordero dhe listëprezencë, nuk ka qenë fare në qytetin e Shkodrës dhe jo më në detyrë. Dhe në ditët e prezencës në këtë qytet, ajo ka qenë nëpër periferi dhe në zona, të cilat nuk kanë lidhje me detyrën e saj si infermiere e këtij spitali.

Në funksion të këtyre konstatimeve janë edhe deklarimet e personave që tregojnë rrethanat e hetimit, se shtetasja në fjalë ka ardhur vetëm ditën e parë dhe më pas në asnjë rast ajo nuk ka hyrë në spital për të ushtruar detyrën, për të cilën është ngarkuar dhe paguar.

Referuar ekspertimeve dhe këqyrjeve të antenave ku ka loguar personi në fjalë, gjatë ditëve të punës, të ndara këto sipas orareve, kryesisht të turnit të parë, pra, që i takon orari 08:00-16:00, është vërtetuar katërçipërisht se edhe pse e paparaqitur në punë për të gjithë periudhën e referuar dhe mbi të gjitha me dijeninë e plotë të personelit dhe personave përgjegjës për punën e saj, ajo ka marrë pagesë të plotë në vlerën 298231 lekë, këto neto, duke evidentuar këtu edhe pagesën e kryer gjatë dy javëve kur ajo ka qenë në Holandë “me leje” dhe për muajin nëntor ku edhe pse 3 ditë prezencë, këto të pavërteta në listëborderotë, ka pagesë të plotë.

Në këtë aktivitet të kundërligjshëm, Jorida Murati është ndihmuar nga kryeinfermierja e spitalit, Florine Hoxha, e cila edhe pse ka konstatuar që ditën e parë këtë gjë, ka vazhduar të plotësojë listëprezencat fiktive në bashkëpunim me shefin e shërbimit, mjekun Senad Halluni, i cili, përveç sa më sipër, që ka imponuar vartësen e tij, rezulton se është pjesë aktive e miqësisë dhe shoqërisë së personit nën hetim, Behar Bajri.

E njëjta praktikë, në kundërshtim me ligjin, është ndjekur edhe nga dega e financës, e cila, edhe pse ka pasur në dispozicion listëprezencat problematike të shtetases Jorida, ka bërë pagesa të plota, referuar këtu periudhës së muajit nëntor kur edhe pse prezenca është tri ditë, pagesa është e plotë, ashtu dhe në periudhën e parë të muajit tetor, ku edhe pse është shënuar “me leje”, pagesa është e plotë.

Në përfundim të sa më sipër, rezulton se shtetasja Jorida Murati, e cila ka përfituar pasuri në dijeni të plotë se ajo nuk i përket asaj, ka konsumuar në këtë mënyrë elementë të veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGËRÇI" NË INSTITUCIONE/ PS nis ndryshimet ligjore! Rishikohet format e betimit të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses
Previous article PAMJE TË TMERRSHME/ Filmohet momenti kur i pritet koka të burgosurit sirian (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT