• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGËRÇ NË NEGOCIATAT BËRTHAMORE/ Irani dhe SHBA me qëndrime të kundërta për sanksionet
Home
Nderkombetare

NGËRÇ NË NEGOCIATAT BËRTHAMORE/ Irani dhe SHBA me qëndrime të kundërta për sanksionet

22 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime të mëdha mbi mënyrën e lehtësimit të sanksioneve në negociatat për programin bërthamor të Teheranit, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke paralajmëruar se pavarësisht bisedimeve të reja të planifikuara për fillim marsi, tensionet mbeten të larta.

Negociatat u rifilluan në fillim të këtij muaji mes Irani dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjes shumëvjeçare mbi programin bërthamor iranian, ndërkohë që SHBA po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm. Teherani ka paralajmëruar se do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse goditet.

Sipas zyrtarit, raundi i fundit tregoi se palët kanë qasje të ndryshme për fushëveprimin dhe mekanizmin e heqjes së sanksioneve, ndërsa kërkohet një afat kohor “logjik dhe i arsyeshëm” i bazuar në interesa të ndërsjella. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se një kundërpropozim mund të jetë gati brenda pak ditësh, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po shqyrton opsione për sulme të kufizuara ushtarake.Një pikë kyçe mosmarrëveshjeje mbetet kërkesa amerikane për “zero pasurim” uraniumi, të cilën Irani e refuzon. Uashingtoni e sheh pasurimin si rrugë të mundshme drejt armëve bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është paqësor dhe kërkon njohjen e të drejtës për pasurim. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar shumë tejkalojnë 440 kg me pastërti deri në 60%, afër nivelit 90% që konsiderohet gradë për armë.

Zyrtari tha se Irani mund të shqyrtojë kompromis, përfshirë eksportimin e një pjese të rezervave, uljen e nivelit të pasurimit dhe krijimin e një konsorciumi rajonal, në këmbim të njohjes së të drejtës për pasurim bërthamor paqësor. Ai shtoi se ekziston mundësia e një marrëveshjeje të përkohshme.

Teherani argumenton se një zgjidhje diplomatike do të sillte përfitime ekonomike për të dy palët, duke përfshirë mundësi investimesh amerikane në industrinë e naftës iraniane. Megjithatë, zyrtari theksoi se vendi nuk do të heqë dorë nga kontrolli i burimeve të tij natyrore dhe se kompanitë amerikane mund të marrin pjesë vetëm si kontraktorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali
Previous article "MË OFENDOI PRANDAJ E QËLLOVA"/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT