• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

22 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve.

Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë.

Hipoteza e hetuesve, tashmë e konfirmuar, ishte se 20-vjeçari ishte hedhur vullnetarisht në det. Automjeti i tij ishte gjetur pranë hyrjes së portit.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i riu është filmuar fillimisht në hyrje të portit, më pas teksa hidhej në det. Një tjetër regjistrim e tregon duke dalë sërish në sipërfaqe dhe duke u hedhur përsëri më tej, pa u rishfaqur më.

Operacioni i kërkimit u ndërmor menjëherë nga zjarrfikësit, në bashkëpunim me polumbarët e Teramos, Gardën Bregdetare dhe karabinierët. Për shkak të errësirës, kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme dhe rifilluan këtë mëngjes me ndihmën e dronëve në zonën ujore përballë portit, ku edhe u bë e mundur gjetja e trupit.

Familja e të riut, me origjinë shqiptare dhe prej më shumë se 20 vitesh në Itali, njihet mirë në komunitetin e Pollenzës. Nëna, Albana Kastriot, 53 vjeçe, pronare e një qendre estetike, mbeti e plagosur rëndë nga dhuna e ushtruar nga djali i saj, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të tij. Si pasojë e goditjeve të forta, ajo pësoi frakturë të nofullës.

Kanë qenë britmat e gruas që alarmuan fqinjët rreth orës 21:00, si edhe bashkëshortin e saj, Mario Merkuri, i cili ndodhej jashtë banesës në momentin e ngjarjes. Gruaja u gjet e shtrirë në dyshemenë e banjës, e gjakosur dhe pa ndjenja. Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, por 20-vjeçari ishte larguar.

Aktualisht, Albana Kastriot ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv. Sipas burimeve mjekësore, ajo nuk është në rrezik për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 144 VITESH NDËRTIM/ ‘Sagrada Familia’ prek qiellin, arrin lartësinë rekord prej 172.5 metrash
Previous article NGËRÇ NË NEGOCIATAT BËRTHAMORE/ Irani dhe SHBA me qëndrime të kundërta për sanksionet

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT