• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGATËRRESTARJA”/ Shpërthen gazetari: Eleni Theocharous, një TURP për Parlamentin Europian
Home
Politikë

“NGATËRRESTARJA”/ Shpërthen gazetari: Eleni Theocharous, një TURP për Parlamentin Europian

11 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous është shpallur e padëshiruar nga qeveria shqiptare pas gjuhës së urrejtjes në funeralin e Kostandinos Katsifas, por duket se ajo është person që nuk gëzon simpati edhe në vende të tjera.

Ajo është cilësuar si ngatërrestare edhe në Azerbajxhan, prej nga vijnë thirrje që prania e saj, e cilësuar si ‘e turpshme’ në Parlamentin Evropian, duhet të rishikohet.

‘Përkrahja e regjimit separatist në Nagorni-Karabakh nga anëtarja e Parlamentit Evropian Eleni Theocharous, e cila inkurajon separatizmin e përgjakshëm dhe spastrimin etnik, është tregues i standardeve të dyshimtë’, thotë anëtari i këshillit politik të Partisë Azerbajxhani i Ri, Vugar Rahimzade, njëherazi kryeredaktor i gazetës Iki Sahil.

Ai beson se kjo dëshmon për padrejtësitë e shfaqura nga disa organizata ndërkombëtare në Evropë.

Rahimzade thotë se prania e një deputeteje të tillë në Parlamentin Evropian është e turpshme.

‘Mendoj se është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyshimtë të Parlamentit Evropian në lidhje me disa vende. Pa dyshim, ky është një nga faktorët që tregon personalitetin e këtyre deputetëve, natyrën e tyre të vërtetë’, shtoi Rahimzade.

Ai vazhdon duke thënë se Theocharous synon të shkaktojë konfuzion në komunitetin ndërkombëtar.

‘Në shumë raste, këta janë njerëzit që punojnë së bashku me qarqet anti-Azerbaixhan. Këta njerëz, bashkë me pikëpamjet e tyre personale, mbajnë mbi vete edhe urdhërat e dikujt tjetër. Prania e këtyre njerëzve në Parlamentin Evropian është një çështje që duhet rishikuar. Nëse Parlamenti Evropian flet për drejtësi, demokraci, sundimin e ligjit, atëherë ai duhet ta shohë këtë çështje’, tha Rahimzade për agjencinë e lajmeve Trend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SIGURI NUK E DINIT/ Thonjtë tregojnë gjendjen tuaj shëndetësore
Previous article LIGA E EUROPËS/ Skocia në alarm përpara Shqipërisë, dëmtohen edhe 3 lojtarë

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT