• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGACMIMET SEKSUALE/ Gratë në Prizren kërkojnë kamera dhe policë për tu mbrojtur nga burrat
Home
Rajon

NGACMIMET SEKSUALE/ Gratë në Prizren kërkojnë kamera dhe policë për tu mbrojtur nga burrat

23 July, 2018 k.autor Rajon

Një raport për sigurinë e grave në Prizren ka zbuluar të dhëna tronditëse, ndërsa tregon se 76 % e tyre janë bërë viktima të ngacmimit seksual në ambiente publike. Në këtë situatë të cilësuar alarmante, përfaqësuese të shoqatave të mbrojtjes së grave protestuan për të kërkuar forcim të masave të sigurisë në ambientet publike.

70 % e grave që banojnë në Prizren thonë se nuk ndihen të sigurta në hapësirat publike, ndërsa 76 % e tyre janë ngacmuar në këto ambiente.

Të dhënat alarmante vijnë nga një studim mbi sigurinë e grave, ndërsa u bënë publike gjatë një protestë kundër ngacmimeve seksuale.

Adelina Hasani: 80% e grave nuk mund të ecin lirisht në hapësirat publike, po ashtu ato kanë raportuar se 76% e tyre janë ngacmuar në hapësira publike.Kemi pritur që këto të dhëna të merren seriozisht nga institucionet përkatëse por ato nuk janë marrë parasysh.

Adelina Hasani, përfaqësuese e shoqatës, FEMaktiv thotë se të gjendja po përkeqësohet, ndaj ata kërkojnë marrjen e masave për rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Ata kërkojnë vendosjen e kamerave dhe ngritjen një asaj e quajne polici sociale.

Adelina Hasani: Të ketë polici sociale, kamera monitoruese dhe ndriçim publik.

Tuba Kaçamaku, është një prej banoreve të Prizrenit që thote se e ka vuajtur ngacmimin në publik.

Tuba Kaçamaku: Jam ngacmuar fizikisht, policia e ka parë dhe më ka shoqëruar deri në shtëpi. Me të vërtetë më kanë ndihmuar që më kanë dërguar në shtëpi por asnjë procedurë tjetër ligjore nuk ka pasur.

Protesta u thirr si reagim pas rastit të fundit ku një grua u tentua të përdhunohet në Prizren.

Shoqatat e të drejtave të grave kërkuan reagim të institucioneve, ndërsa paralajmëruan se protestat do të jenë të vazhdueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Laçi mëson kundërshtarin për turin e tretë nëse kalon Molden
Previous article "TU VËMË DINAMITIN KULLAVE"/ Gjekmarkaj: Nëse është vetëm retorikë e çastit e Bashës, do ishte …

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT