• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TU VËMË DINAMITIN KULLAVE”/ Gjekmarkaj: Nëse është vetëm retorikë e çastit e Bashës, do ishte …
Home
Intervista

“TU VËMË DINAMITIN KULLAVE”/ Gjekmarkaj: Nëse është vetëm retorikë e çastit e Bashës, do ishte …

23 July, 2018 F.autor Intervista

Analisti Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kritikon ashpër qëndrimin e qeverisë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Lidhur me deklaratën e kryetarit të PD-së, Basha, se do t’ju vendosë dinamitin kullave që do ndërtohen në vend të Teatrit Kombëtar, Gjekmarkaj shprehet: “Nëse kjo do të ishte vetëm një retorikë e çastit e Bashës, do ishte e rëndë”. Ai i bën thirrje opozitës, që ta ketë prioritet të programit politik luftën për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Z.Gjekmarkaj, si e komentoni vendimin e qeverisë për projektligjin e Teatrit Kombëtar?

E pazakonta e parë që të godet logjikën është fakti, që një projektligj i cili meriton të quhet projekt mafioz, paraqitet si shpëtim dhe zgjidhje! Personalisht me duket akt dhune dhe trokitje në totalitarizëm, si rrëmbim i pronës publike, si goditje ndaj Trashëgimisë Kulturore, si barbari urbanistike e përdorim diktatorial i parlamentit me ligje adpersonam. Më e rëndë bëhet kjo ngjarje në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Gjë më transparente se kjo nuk ka! Kurrë nuk është fyer shoqëria në mënyrë kaq transparente, grabitur e dhunuar sipas parimit: “Rrihe e mos e lëë të qajë”.

Si e komentoni qëndrimin e opozitës kundrejt TK, a duhet të kishte bërë më shumë për të mbrojtur teatrin?

Nuk duhet të bëhemi viktima të sindromit që për zullumet e qeverise fajin e ka opozita. Mendoj se për teatrin ka reaguar mirë. Personalisht kam qenë për një politizim madhor të kësaj çështje. Nuk e shoh atë, as teatrin e as rezistencën për mbrojtjen e tij si pronë të artistëve, te cilët të ndarë në parcela partiake, disa kanë pranuar linjën e qeverisë e disa të tjerë janë kompleksuar vetë, duke ftuar opozitën të rrijë larg. Kjo është një kauzë madhore e lirisë kundër totalitarizmit. Më vjen mirë që zoti Basha ju bashkua thirrjes së profesor Plasarit për një pakt qytetar proteatër. Kërcënimi që kullat do të hidhen në erë me dinamit, nëse dinamiti hedh në erë teatrin me duket i drejtë. Do të ishte e rëndë nëse Basha këtë e ka vetëm retorike të çastit. Ky pakt duhet të shndërrohet në një nga pikat e programit të tij elektoral. Në ligjërimin e tij flet shumë për oligarkët. Ka ardhur koha t’i përmende me emër, siç denoncoi kompaninë “Fusha”. Ai grup me asetet e veta ka pushtuar Shqipërinë me ndihmën e “Rilindjes”. Mosshqiptimi e bën Bashën të pavërtetë.

Vendimi për teatrin u shty për në shtator. A mendoni se do ndryshoje qëndrim qeveria, dhe sa do ndikohet nga Presidenti për vendimin?

Presidenti nëse nuk e kthen mbrapsht këtë ligj, do të dukej i shantazhuar apo i mikluar nga Edi Rama dhe klientët e tij kullaxhinjë. Nuk duket se qeveria do të ndryshojë qëndrim. Stina politike e vjeshtës do fillojë me këtë temë. Rama duket i vendosur, gjë që duhet t’jua shtojë vendosmërinë shoqërisë dhe opozitës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMIMET SEKSUALE/ Gratë në Prizren kërkojnë kamera dhe policë për tu mbrojtur nga burrat
Previous article PARA DHE LUKS/ RONALDO shpenzon 2 milionë euro për këtë karrige. Ja përse e ka blerë

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT