• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TRANSPORTI PËR MJEKËT TEK NDIHMA PËR NJERËZIT…/ Veliaj: Supermarketet kanë ushqime për të paktën 6 muaj rezerva
Home
Sociale

NGA TRANSPORTI PËR MJEKËT TEK NDIHMA PËR NJERËZIT…/ Veliaj: Supermarketet kanë ushqime për të paktën 6 muaj rezerva

23 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi në një intervistë për Klan disa nga vendimet e marra sot nga Këshilli Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit publik të stafeve tona mjekësore si dhe vendimin që lidhet me shërbimin me ushqime për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.

“Vendimet e sotme kanë të bëjnë me sigurinë deri në një moment të pacaktuar të transportit publik dhe gjithë lehtësie me mobilitetin kryesisht të stafeve tona mjekësore. Ata janë heronjtë ndaj edhe qyteti ynë do të dedikojë transport special deri sa të jetë dita e fundit e kësaj beteje”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe te vendimi tjetër që ka të bëjë me shërbimin e ushqimit për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.

“Vendimi i dytë është një vendim tjetër po aq i rëndësishëm. Ne kemi vendosur që të zhvendosim të gjitha blerjet ushqimore që ishin të dedikuara për kopshtet, çerdhet dhe shkollat me konvikte që menaxhon bashkia e Tiranës, ku ne trajtojmë mijëra fëmijë në muaj. Duke qenë se kopshtet dhe çerdhet nuk funksionojnë, bën më shumë sens që këto kontrata tashmë të destinuara për ushqime ne t’i tranferojmë nga fëmijët, që nuk po i frekuentojnë institucionet, tek të moshuarit, pra te gjyshërit e vetmuar të këtij qyteti. Ne trajtojmë çdo ditë 956 familjarë, të moshuar të vetmuar. Mund të jenë burrë e grua pa fëmijët, ose vetëm 1 nga bashkëshortët dhe 2600 familje që kanë të bëjnë me ata që janë në situatë çadre, kontejneri”, tha ai.

Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar në lidhje me furnizimet ushqimore. Veliaj theksoi se ka biseduar me gjithë operatorët ekonomik të suoermarketeve në Tiranë dhe shumica prej tyre kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj. “Kërkohet gjithashtu që dhe qytetarët të tregojnë pak vetëpërmbajtje kur vjen puna tek shopping I tepërt. Nëse dikush shkon dhe blen gjithë letrën higjienike, apo gjithë dezinfektantët dhe nuk le asgjë për komshiun e vet, praktikisht sapo është ekspozuar ndaj një komshiu që s’ka mundësi. Sot kam folur me gjithë operatorët ekonomik të supermarketeve në Tiranë, shumica prej tyre më kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj, Kjo do të thotë që nuk ka asnjë arsye pse nga ora 80:00-13:00 të çdo dite, shoping të jetë si dita e fundit e vitit të ri sepse ka mjaftueshëm ushqime nga gjithë grosistët e supermarketeve në Tiranë”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Johnson "përballet me revoltën e kabinetit" që të imponojë masat e stilit evropian (FOTOT)
Previous article MONITORIMI I RRUGËVE TË TIRANËS/ Koronavirusi vendos në "gjumë" Astirin

k.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT