Shpërbërja e ish Jugosllavisë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, bashkë me katër luftrat, mijëra të vrarët, të zhdukurit, të masakruarit dhe të rrënuarit, solli një hartë të re në Ballkan, me shtete dhe realitete të reja gjeapolitike. Një proces që u zhvillua parallel me shpërbërjen e ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, bashkimin e dy Gjermanive dhe ndarjen e Çekosllovakisë.
Askundër tjetër nuk ndodhi ajo tragjedi, që u luajt në teatrin e Ballkanit, ngjitur me kufijtë e Shqipërisë. Shkaktarët e asaj banjo gjigande gjaku që u derdh në emër të nacionalizmit, ëndrrave për ringjalljen e fantazmave të vjetra dhe Serbisë së Madhe, nga ëndrra me heronj të një epoke të re, u bënë realiteti I një ndëshkimi shembullor nga Gjykata e Hagës për Krimet në ish Jugosllavi.
Sigurisht që shumë kanë arësye të mos jenë të kënaqur me drejtësinë. Por ajo ia arriti gjithësesi të vendosi pas hekurave të historisë, disa nga arkitektët e së keqes. Alpenews.al ju rendit listën e të gjithë atyre që u ulën në bankon e të akuzuarve, për vete, për vitktimat, për historinë dhe për kujtesën, që këto krime, të mos përsëriten më kurrë.

Gjykata e Hagës ka dënuar më datë 22 nëntor 2017, me burgim të përjetshëm për genocid ish-gjeneralin serb Ratko Mlladic, i konsideruar si një ndër kasapët e Ballkanit, për krimet e tij në Bosnje-Hercegovinë.
Mladiç u shpall fajtor për krime lufte dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin e luajtur në masakrën e Srebrenicës, akuza kryesore në këtë proces.

NIKOLA SHAINOVIÇ- ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë u dënua18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 700,000 të tjerë u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Mal të Zi dhe MaqedonI.
SLOBODAN MILOSHEVIÇ- ish-Presidenti i Republikës së Serbisë u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliçit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.
Millosheviçi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.

NEBOJKA PAVKOVIÇ- Ish gjenerali i Armatës Jugosllave, i dënuar më 22 vit burg nga Tribunali i Hagës, për vrasje dhe dëbime të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998/9
VLADIMIR LAZAREVIÇ– komandanti i atëhershëm të trupës së Kosovës në ushtrinë serbe madje lufta pati edhe një epilog tjetër: Tribunali i Hagës për krime lufte e dënoi atë me 14 vjet burg. Gjykata vërtetoi se Lazarević së bashku me oficerë të tjerë të rangut të lartë kishin punuar sistematikisht për „pastrimet etnike”. Rreth 1000 kufoma të shqiptarëve të vrarë u gjendën pas luftës në katër varreza masive, pjesërisht qindra kilometra larg Kosovës. Lazarević u lirua në vitin 2015 nga burgu, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

SRETEN LUKIÇ- ish-shefi i policisë serbe, më 26 shkurt 2009, u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe u dënua me 22 vjet burgim.
Përgatiti: AlpeNews.al







