• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
71-vjeçarja kërkon djalin pas 42 vjetësh: I kam dëgjuar zërin…
Home
Aktualitet
Kronikë

71-vjeçarja kërkon djalin pas 42 vjetësh: I kam dëgjuar zërin…

22 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Histori që i ngjajnë njëra-tjetrës, drama që përsëriten, nëna që mbartin në kohë dhimbje të pashlyeshme. Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 sjell sot një histori të ngjashme me atë të Miranda dhe Përparim Agos nga Lushnja që gjetën djalin e tyre, për të cilin i kishin thënë se kishte lindur u vdekur pas 35 vitesh.

Resmie (Refije) Bregasi, sot 71 vjeç nga fshati Shkozë i Maliqit i është rikthyer së shkuarës dhe dyshime të shumta kanë filluar të lindin brenda saj.

Në vitin 1975 iu drejtua maternitetit të qytetit të Korçës për të lindur. Ishte një ditë feste, 28 nëntor, mban mend që e futën me urgjencë në sallë për shkak se ajo kishte thënë se nuk kishte hyrë në muajin e nëntë. Resmija dëgjoi të qarat e foshnjës së sapolindur, mban mend edhe peshën plot 2 kg e gjysmë.

Infermierja i tha që fëmija ishte mirë, pas 3 orësh të gjithave nënave iu sollën foshnjat afër t’i shihnin ndërsa Resmies jo. Pas një bisede të shkurtër me stafin e maternitetit ju dha lajmi i kobshëm se fëmija i sapoardhur në jetë nuk jetonte më.  Megjithëse e kishin pyetur edhe për emrin dhe ajoi kishte thënë emrin Genci.

E tronditur pas vizitave shkoi në shtepi, pas shumë kohësh u rikthye t’i jepnin një shpjegim, por nuk i thanë asgjë. Pas shumë historive të publikuara ajo dëshiron t’i shkojë deri në fund dhe të zbulojë të vërtetën e saj.

“Vajta për të lindur por nuk isha vizituar asnjëherë. Shkova tek mamia se ajo ishte në fshat, kur kisha bërë edhe lindjet e tjera. I thashë që nuk kisha hyrë në muajin e nëntë ende. Ajo më tha hajde ikim në maternitetin e Korçës. Shkuam bashkë dhe aty linda djalin. E dëgjova kur qau dhe më thanë që ky është shumë mirë, e peshuan dhe më thanë që ishte 2.5 kg. Atje më thanë që ky jo do edhe 5 ditë pa hyrë në muajin e nëntë por i ka marrë 5 ditë nga muaj i nëntë. Më pyetën dhe për emrin si do ja vësh, iu thashë Genci”, tregon mes lotësh e moshuara, ndërsa shtrëngon në grushte një shami lotësh.

Ajo sot ka 6 fëmijë të rritur por sërish ka një peng në zemër, djalin që se mori kurrë në krah, Gencin.

“Për atë Zot të madh nuk e di. Kur e lë vetë është ndryshe por kur ta marrin, nuk e di”, thotë nënë Resmija

“E kam parasysh fëmijën, qysh e mbanin në dorë infermieret. Më thanë, ky djalë është tetanik, ju se mbani mend, se ky e ka kaluar të nëntin”, tregon Resmija.

Ajo rrëfen se disa vite më parë para lindjes së Gencit, kishte lindur një vajzë të vdekur. Resmija tregon se foshnja lindi e vdekur dhe se infermieret ia kishin treguar vajzën.

“Më thanë që ka vdekur fëmija. Ma treguan, kishte një vrimë në kokë. Plotësova dokumente. Firmosa që të varrosej në Korçë nga materniteti sepse nuk kisha makinë dhe do ecja 2 orë më këmbë deri në Maliq”, tregon e moshuara.

Por në rastin e djalit, asaj nuk i kanë treguar as trupin e pajetë të foshnjës. “Nuk ma treguan, as nuk më thanë për varrimin, as nuk firmosa gjë”, thotë ajo mes lotësh. Ajo mban shpresë se duke e dëgjuar historinë e saj, dikush do të dalë dhe të japë informacione për këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUAN ZYKA: Diaspora dhe Diplomacia Kulturore
Previous article Nga Sllobo tek Mlladiç, kasapët e ish Jugosllavisë që ranë në “gijotinën” e Hagës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

ZBULOHEN TRE BAZA PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze Aktualitet

ZBULOHEN TRE BAZA PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT