• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Përmet/ Bien më në fund në “çark” SUPERGRABITESIT, mes tyre një femër (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

Nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Përmet/ Bien më në fund në “çark” SUPERGRABITESIT, mes tyre një femër (EMRAT)

17 February, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës ka goditur nje grup hajdutesh qe benin vjedhje banesash në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe qytete të tjera. Shtrirja e aktivitetit të tyre kriminal ishte nga Shqipëria e mesme e deri në jug të vendit.

Sipas policise ne pranga jane vënë shtetasit Ervis Berisha 35 vjec, Fatjon Loca 30 vjeç dhe po ndiqet ne gjendje te lire nje grua, A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia dokumenton një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajë dhe Përmet.

Ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Janë ndaluar shtetasit:

• Ervis Berisha 35 vjeç, banues në Tiranë.
• Fatjon Loca 30 vjeç, banues në Tiranë, kapur nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases:

• A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.

3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.

2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.

3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.

Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350 € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Nga kontrolli i banesave të shtetasve të mesipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;
•një sasi parash;
• disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;
• mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•” Vjedhja në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve Ervis Berisha dhe Fatjon Loca parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

“Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetases A.S. parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e LAVDIJE KRUJES/ Me një plumb në kokë, e më pas trupin në lumë. Pranga vrasësit të shqiptares në Itali
Previous article LEONS HASANI/ Xhelozia ndaj kryeministrit Edi Rama!

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT