• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA MASA E PËRKOHSHME TE VLERËSIMI/ 7 pikat kryesore që Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës
Home
Rajon

NGA MASA E PËRKOHSHME TE VLERËSIMI/ 7 pikat kryesore që Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës

22 July, 2025 s.autor Rajon

Është zbardhur kërkesa që presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Në hyrje thuhet se presidentja i është adresuar Kushtetueses pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për la lehtësuar procesin e një marrëveshjeje politike që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit.

Sa i përket masës së përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së mëtejme të afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, presidentja thotë se parandalon dëm të pariparueshëm dhe se është në interes publik.

Ndërsa në përfundim thuhet se mungesa e kuvendit po rezulton me rrezikim të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur, formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushteteve dhe vlerave të Republikës së Kosovës.
“Nga sa u tha më lart, vërtetohet se mungesa e Kuvendit dhe fakti që kemi një Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara dhe pa mbikëqyrje parlamentare, si dhe cenimi dhe konflikti i kompetencave në mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përfshirë cenimin e ushtrimit të kompetencave kushtetuese të Presidentes, po rezulton gjithashtu me rrezikim të (a) ushtrimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur (neni 2 i Kushtetutës), (b) formës së qeverisjes dhe ndarjen e pushteteve (neni 4 i  Kushtetutës), dhe c) vlerave të Republikës së Kosovës (neni 7 i Kushtetutës).”

Presidentja kësisoj ka kërkuar nga Gjykata që:

Të shpallë kërkesën të pranueshme;

Të miratojë kërkesën për masë të përkohshme;Ta bëjë vlerësimin preventiv (ex ante) të konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit të Kuvendit pas afatit kushtetues;

Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstiuimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

Ta zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

T`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.Gazeta Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRADHËTIA QË U BË VIRALE/ 52 vjeçarja e martuar në një prej familjeve më të pasura në botë
Previous article PRISHJA E NDËRTIMEVE/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT