• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA MARTESA NË ANGLI TEK NGJARJA E RËNDË NË VELIPOJË/ Indrit Bajraktari tregon në gjyq çfarë ndodhi ditën kur vdiq 17-vjeçarja (DETAJET)
Home
Breaking News

NGA MARTESA NË ANGLI TEK NGJARJA E RËNDË NË VELIPOJË/ Indrit Bajraktari tregon në gjyq çfarë ndodhi ditën kur vdiq 17-vjeçarja (DETAJET)

24 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë për shtetasin Indrit Bajraktari, i cili ishte bashkë me shtetasen Enisa Doda, që humbi jetën në plazhin e Velipojës pasi ndodheshin në një motoskaf uji.

Bajraktari është i dyshuar për veprat penale “Vrasje nga Pakujdesia” dhe “Veprime që Pengojnë Zbulimin e së Vërtetës”. Në sallën e gjyqit shtetasi 25- vjeçar deklaroi se teksa ka qenë bashkë me adoleshenten Enisa Doda në një motoskaf uji, papritur janë rrëzuar të dy bashkë dhe aty më pas nuk mban mend asgjë, sepse për disa çaste ka humbur ndjenjat ndërsa deklaron se fillimisht nuk ka treguar për vajzën, sepse ka pasur frikë dhe ka qenë i traumatizuar.

DESHMIA NE GJYQ

“Kam shkuar në Velipojë dhe jam takuar me Enisa Dodën, sepse kemi njohje familjare. Motra e saj është në Angli, ku jetoj edhe unë. Kemi hipur në një motoskaf uji që e kemi marrë për 30 minuta.

Almudena-Bajraktari-me-indritin-1

Ende pa përfunduar, përreth 10 minuta, kemi ecur me shpejtësi me motoskafin dhe për një moment jemi përplasur me dallgët në det. Aty aksidentalisht jemi rrëzuar të dy në ujë ndërsa nuk kishim jelekët mbrojtës. Unë për disa çaste kam humbur ndjenjat, dhe pasi jam përmendur, kam nisur të notoj. Unë nuk e dija se çfarë ka ndodhur me vajzën, nëse ka notuar drejt bregut apo nëse e ka marrë dikush.

Mendova se mund të kishte dalë. Kam nisur të notoj dhe për një moment më është afruar një çift me një motoskaf tjetër dhe më thanë se do të lajmëronin pronarin e motoskafit që të vinin të më merrnin, sepse s’kishte vend pasi ishin dy vetë ata te motoskafi i tyre. Erdhi pronari dhe më mori në motoskaf dhe kemi dalë. Më ka pyetur për vajzën dhe i kam thënë se e kam nxjerrë në breg dhe se e ka marrë xhaxhai nga frika. Nuk dija ç’të thosha pasi kisha frikë. Pasi jemi rrëzuar të dy në ujë, nuk e kam pasur idenë aspak se çfarë ka ndodhur. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit në flokët e vajzës, sepse kemi rënë të dy. Unë e dija se vajza ishte 18 vjeçe dhe kam dalë duke qenë se njihem me motrën e saj. Unë jam i martuar dhe pres një fëmijë në Angli”, ka deklaruar shtetasi Indrit Bajraktari në sallën e gjyqit.

MASA E SIGURISE

Almudena-Bajraktari-me-indritin-2

Avokati mbrojtës, Bledar Shanaj, kërkoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Indrit Bajraktarin, duke pretenduar se ngjarja ku humbi jetën 17-vjeçarja Enisa Doda është plotësisht aksidentale dhe se Indrit Bajraktari, i cili ka qenë duke i dhënë motoskafit, ka rrezikuar edhe vetë jetën e tij.

enisa dodaj

Prokuroria nga ana e saj kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në fund gjyqtarja Luveda Dardha, pasi dëgjoi palët, vendosi që ta lërë në paraburgim 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

17-vjeçarja Enisa Doda nuk ka shenja dhune sipas ekspertizës mjeko-ligjore dhe ka humbur jetën vetëm nga mbytja, ndërsa çelësi i motoskafit që është sekuestruar u gjet i ngatërruar në flokët e saj.

Indrit Bajraktari, i martuar në Angli

Almudena-Bajraktari-me-indritin-3

Indrit Bajraktari, i cili u arrestua pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Dodaj në plazhin e Velipojës, rezulton të jetë i martuar në Angli, ku edhe jetonte. Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, duket 25-vjeçari në krah të një vajze, e cila besohet të jetë partnerja e tij. Prej dy ditësh, qëkur ngjarja është mësuar, opinioni publik është tronditur. Të shumta janë reagimet negative në foton e Indritit.

Ndërsa gjatë paradites së djeshme në shumë portale qarkulluan informacione të ndryshme dhe fotografi të shumta të tij me një vajzë të quajtur Almudena Bajraktari, e cila supozohet të jetë bashkëshortja e 25-vjeçarit.

Sipas informacioneve që qarkulluan dje, ata kanë qenë të lidhur bashkë që prej janarit të vitit 2017 dhe janë martuar më 18 prill 2019 e që prej asaj kohe nuk kanë pasur probleme. E reja është shtatzënë, ndërsa i shoqi para largimit nga Anglia i kishte thënë se do të kthehej në Shqipëri për të takuar familjen.

Ajo është njohur më pas me ngjarjen përmes mediave, ku ka parë se Indriti ka përfunduar në pranga, pasi kishte dalë xhiro në det me një vajzë të mitur, e cila humbi jetën.

Bajraktari ka një profil me emrin e tij në rrjetet sociale, por informacioni për ata që nuk e kanë “shok”, mungon.

Mjekët ligjorë: Shenjat në trup, nga përplasja

Prokuroria ka dyshime se vajza ka humbur jetën nga pakujdesia, duke rënë në ujë nga motoskafi dhe duke u mbytur. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vajza nuk ka shenja dhune dhe është vërtetuar se ka humbur jetën nga mbytja, ndërsa ka nxjerrë edhe shkumë nga goja si shkak i bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

25-vjeçari dyshohet se pasi vajza ka rrëshqitur nga motoskafi, nuk i ka dhënë ndihmën e parë dhe është larguar. Sipas burimeve, shtetasi Indrit Bajraktari, i cili u arrestua nga Policia për shkak se vajza që humbi jetën ishte me të në një motoskaf, nuk ka pranuar që të japë asnjë deklarim për oficerin e Policisë Gjyqësore, duke mos dhënë asnjë lloj sqarimi rreth ngjarjes së ndodhur.

I vetmi deklarim i 25-vjeçarit ka qenë gojarisht për policët në momentin kur e kanë arrestuar, duke u thënë se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi, ndërsa më pas për oficerin e Policisë Gjyqësore ka heshtur, duke mos dhënë asnjë deklarim.

“Do të flas në gjyq”, është shprehur shtetasi Indrit Bajraktari. Ndërkohë, 25- vjeçari nga fshati Kullaj i Postribës në Shkodër nuk ka marrë ende as avokat mbrojtës, dhe me shumë gjasa, Gjykata do t’i caktojë një avokat kryesisht./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRNIN LEKË PËR TË TRAFIKUAR EMIGRANTË DREJT BE/ Arrestohen 3 persona në Korçë (DETAJET)
Previous article ITALIA BËN NJË HAP PARA NË LUFTËN ME COVID/ Fillon testimi i vaksinës kundër koronavirusit

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT