• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga Gështenja e Tropojës tek Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, markat shqiptare të regjistruara në 2017
Home
Ekonomi
GoodNews

Nga Gështenja e Tropojës tek Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, markat shqiptare të regjistruara në 2017

5 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Ekonomi, GoodNews

Viti 2017 shënoi një rritje të aplikimeve për regjistrim të markave shqiptare.

Janë produkte që një pjesë e mirë eksportohen dhe kanë fituar emër në tregjet europiane dhe më gjerë. Përgjatë gjjthë vitit të kaluar aplikuan për regjistrim të markës 1161 biznese.

Drjejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pronësisë Industriale Elvin Lako bëri me dije në një aktivitet me rastin e përmbylljes së vitit 2017 se ka pasur një rritje të interesit.

“I është dhënë rëndësi e veçantë aktiviteteve për ndërgjegjësimin e biznesit dhe publikut në tërësi. Është arritur të zhvillohen fushata takimesh me biznesin duke ofruar asistencë dhe konsulencë për vlerësimin e PI si një kapital që mbrohet vetëm nëpërmjet regjistrimit dhe për ngritjen strategjive që çdo biznes duhet të ketë për ta kthyer PI në burim fitimi.

Për sa më sipër stafi DPPI ka kryer mbi 100 takime duke shkuar në ambjentet e biznesit jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet promovues solli si rezultat rritjen e konsiderueshme të aplikimeve për regjistrim të markave duke arritur nje rekord të ri prej 1161 Markash” tha Lako

Veriu rekord me produktet

Pjesa e Veriut të Shqipërisë ka pasur një vëmendje të veçantë në regjistrimin e produkteve shqiptare që janë të njohura tashmë përtej kufijve.

“Në 2017 vlen për t’u përmendur që kemi rritje të aplikimeve për tregues gjeografikë të produkteve shqiptare kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës- Malësi e Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane” shprehet Lako

Regjistrimi i markave shihet si një nga konponentët kryesorë të rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit të biznesit përmes rritjes së eksporteve.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rexhep Qosja: Saimir Tahiri? I pafajshëm derisa të provohet e kundërta
Previous article VIDEO/ “Arena e Kombëtares” merr formë, punimet vijojnë me intensitet

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT