• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA FAVORIZIMI I KANABISIT TEK FSHEHJA E NGJARJEVE KRIMINALE/ SHÇBA pezullon nga detyra 7 policë në Durrës, iu ndalohet… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA FAVORIZIMI I KANABISIT TEK FSHEHJA E NGJARJEVE KRIMINALE/ SHÇBA pezullon nga detyra 7 policë në Durrës, iu ndalohet… (EMRAT)

7 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

SHÇBA pas një hetimi disa mujor ka pezulluar 7 policë të cilët kishin shpërdoruar detyrë. Hetimi rezulton për vitin 2019 dhe është evcidentuar që 7 policët e pezulluar kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës, nuk kishin raportuar këto ngjarje.

Po ashtu gjatë këtij hetimi janë sekuestruar edhe disa sasi kanabisi dhe u asgjësuan disa bimë narkotike.

Saktësisht janë pezulluar Xhevahir Babasi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, M. Celami, Ndihmës/specialist për Rendin, Nuri Sefa, Ndihmës/specialist për Rendin, Kadri Daci, Ndihmës/specialist për Rendin, Dervish Sana, Ndihmës/specialist për Rendin, S.D., Ndihmës/specialist për Rendin, F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

NJOFTIMI ZYRTAR 

Durrës – SHÇBA finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për cështjet e Brendshme dhe Ankesat( SHcBA) Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të subjekteve të këtij procedimi. Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

–Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– M.c., Ndihmës/specialist për Rendin;

– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë cdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLERËSIMET MAKSIMALE PËR ALKETËN/ Gazetarja më acide e Italisë i vë 10 prezantueses shqiptare (FOTO)
Previous article INTERVISTA E NEXHMIJE PAGARUSHA NË 2018/ "Pengjet e mia gjatë vizitave në Shqipërinë e diktaturës"

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT