• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DUKATI NË PALASË PËR 10 MINUTA/ Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë (DETAJE)
Home
Sociale

NGA DUKATI NË PALASË PËR 10 MINUTA/ Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë (DETAJE)

16 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.,  kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve.

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020) ku të pranishëm ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe përfaqësues të BERZH, përfaqësuesit e dy kompanive të përzgjedhura prezantuan projektet e përgatitura prej tyre.

Ministrja Balluku tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse. Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

“Unë ju falënderoj shumë për gjithë punën serioze që keni bërë. Kompanitë kanë nevojë për kohën e tyre, për të dalë në një rezultat, por edhe ne na duhet që të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti procedurat e nevojshme për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht duke ju drejtuar partnerëve tanë, mbështetës financiarë.” – u shpreh Balluku.

Për ministrin Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve  për të vijuar me investimet e tyre.

“Aeroporti i Vlorës, por padyshim edhe tuneli i Llogorasë do t’i japin të gjitha mundësitë që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nga investitorët shqiptarë e më pas nga investitorë të huaj, nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogorasë, do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për të gjithë zonën e bregdetit.” – nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI QËNDRON PRANË LOJTARËVE"/ Ylli Castillejo: Pioli të shkruan edhe kur je me pushime, me Ibrën nuk mund të...
Previous article FORMULA 1/ Piloti Verstappen si Alonso shpërthen kundër Honda: Mjaft më, mungon besueshmëria

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT