• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DHUNA FIZIKE TE TENTATIVA PËR VRASJE/ Si degradoi konflikti mes dy vëllezërve në Pukë, rrëfimi i të moshuarit: Më detyruan…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA DHUNA FIZIKE TE TENTATIVA PËR VRASJE/ Si degradoi konflikti mes dy vëllezërve në Pukë, rrëfimi i të moshuarit: Më detyruan…

15 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Konflikti mes dy vëllezërve nga fshati Ukth i Pukës, që degradoi dhe çoi në tentativë vrasje, me dhunë fizike dhe verbale, është ngjarja që u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemer të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

81-vjeçari Nikoll Lleshaj, së bashku me të birin, David Lleshaj, kanë rrëfyer kalvarin e gjatë të një konflikti, që mesa duket e ka zanafillën shumë vite më pare, si shkak i bashkëjetesës së përbashkët të dy familjeve të mëdha.

David thotë se është dhunuar pabesisht, nga një lloj dhune që çon në tentativë për vrasje, por nga ana tjetër me lot në sy 81-vjeçari rrëfen momentet e vështira të dhunës verbale dhe psikologjike që, sipas tij, vëllai i tij ushtron nda tij dhe bashkëshortes. 81-vjeçari Nikoll Lleshaj dhe bashkëshortja e tij jetojnë brenda një stani bagëtish, për shkak të kësaj dhune dhe këtij presioni, raporton “BalkanWeb”.

Nikoll Lleshaj: Jam baba i 8 fëmijëve, për mua kujdeset djali im David pasi të tjerët janë jashtë Shqipërie. Më kanë detyruar të largohem nga banesa së bashku me bashkëshorten pasi vëllai im më ka ushtruar presion psikologjik dhe fëmijët e tij kanë ushtruar dhunë ndaj djalit tim. Unë atë ditë kam qenë në spital, atë ditë që u shemb banja.

David Lleshaj: Në 2014 jam larguar nga fshati dhe jam zhvendosur në Tiranë, por shkoja shpesh në fshat te babai dhe nëna sepse i ndihmoja për shkak se kanë bagëti. Mirpo babin dhe mamin e kanë detyruar të largohet nga banesa dhe ai sot jeton brenda stanit të bagëtive. Xhaxhai dhe djemte e tij kanë shembur banjën dhe babai im 81 vjeç që të shkoj të lahet në një fshat tjetër te daja i tij. Ka ardhur një grup i posaçēm pa dijenin time, të cilët kanë bërë matje dhe kanë konstatuar një tub që të kalohej te prona ime. Që nga 5 nëntor i 2020 babi im dhe vëllai i tij nuk janë takuar më kurrë. Mami është me probleme nga zemra, në datë 5 nëntor 2020 unë nga fshati do shkoja të pija një kafe në rrugë, më doli djali i xhaxhit, ku më kërkoi që si do të bëhej puna e problemit me objektin e banjës, në atë kohë unë i thash se këtë gjë e zgjidh shteti, ai atë moment pabesisht më qëllon me kosore ne kokë. Pastaj ai ka ikur me vrap dhe ka shembur banjën, babit tim i kanë vjedhur 50 bagëti dhe i kanë kërkuar mos të bëjë denoncim. Inspektori i zonës nuk më ka marrë për bazë asnjë nga shqetësimet, madje kush nga familjet jep më shumë para ai ndihmohet. Ata më dhunuan më shkatërruan pronën dhe sot jemi në një gjendje të tillë. Gjithë faji është i organeve kopetente që nuk e morën kurrë parasysh këtë ngjarje se kjo ishte një tentativë vrasje. Unë kam bërë kallëzim kundër atij djalit të xhaxhait, por asgjë nuk është vepruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRBLIMI I FUNDVITIT/ Manastirliu: Përfitojnë 66 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe 72 mijë...
Previous article ARRESTIMI I LEFTER KOKËS/ Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale dhe jo kolektive

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT